LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk ka punësuar dy nga kushërinjtë e tij në Twitter

Elon Musk ka punësuar dy nga kushërinjtë e tij në Twitter

Elon Musk ka punësuar anëtarë të familjes për të punuar në selinë e Twitter në San Francisko, kanë thënë për Business Insider dy persona të njohur me këtë çështje.

Kushërinjtë e tij James Musk dhe Andrew Musk – djemtë e xhaxhait të miliarderit – tani duket se janë punonjës me kohë të plotë në Twitter, përcjell Telegrafi.

Andrew Musk punon në projekte të inxhinierisë softuerike, ndërsa James Musk është më shumë si “një tip ndreqës”, duke ndihmuar Elon Musk në detyra të ndryshme, ka thënë një burim i brendshëm.


Njeriu më i pasur në botë ka sjellë gjithashtu staf nga kompanitë e tij të tjera, duke përfshirë inxhinierë nga Tesla dhe The Boring Company.

Të tjerë përfshijnë avokatin e tij Alex Spiro dhe krahun e djathtë të tij Jared Birchall, i cili drejton zyrën e familjes së Musk, Excession. Ata janë ndër të besuarit e Musk-ut.

Që kur Elon Musk mori drejtimin e Twitter në fund të tetorit, rreth 70% e stafit të fuqisë punëtore prej 7,500 personash janë pushuar nga puna ose kanë dhënë dorëheqjen. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Musk zotohet se nuk do ta çaktivizojë internetin satelitor në Ukrainë: Starlink nuk do t'i fikë kurrë terminalet

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Kalo në kategori