LAJMI I FUNDIT:

Eliminoni ‘qeskat’ nën sy

Eliminoni ‘qeskat’ nën sy

Nëse sytë tuaj në mëngjes duken sikur dy ‘petulla’ të vogla, duhet ta dini se nënsytë dhe fryrja e tyre mund të jene simptomatike ose manifestim i alergjisë, lodhjes, rraskapitjes, sëmundjes ë veshkave, shenjë e plakjes etj.

As gjumi i mirë nuk e zgjidh këtë problem. Në mënyrë që ta luftoni me sukses, armatosuni me çaje, tranguj, patate, majdanoz…

Stresi dhe qarja i fryjnë edhe më shumë qeskat nën sy, ndërsa kjo paraqitje mund të jetë edhe e trashëguar. Pavarësisht se çfarë e shkakton, ekzistojnë mënyra të sigurta për kthimin e syve në gjendje normale, transmeton Telegrafi.


Gjumi

Mos flini vonë dhe bëni gjumë së paku tetë orë në ditë. Gjumi nuk është i shëndetshëm vetëm për sy, por edhe për gjithë trupin.

Sherbele

Bëni fasha nga çaji i sherbelës (të ftohta dhe të ngrohta). Një lugë çaji të sherbelës përziejeni me një gjysme gote ujë të nxehtë. Lëreni të qëndrojë 10-15 minuta dhe kullojeni- gjysmën ftoheni, gjysmën tjetër nxeheni. Në kapakët e syve, herë vendosni fashat e zhytura në çajin e ngrohtë, herë ato në çajin e ftohtë. Këtë trajtim bëjeni para fjetjes.

Trangujt

Janë shumë të efektshëm, shumë më të mirë se çfarëdolloj kremi. Preni në copëza dhe mbani në frigorifer. Pastaj leni në sy për 15 minuta, së paku një herë në ditë, do të ishte ideale çdo mëngjes. Si alternativë mund të shërbejnë edhe dredhëzat e ngrira dhe mollët e qëruara.

Majdanoz

Te kapakët e ënjtur dhe ‘qeskat’ nën sy rekomandohen fasha nga fletët e majdanozit. Fletët preni dhe vendosni në kapakë, mbuloni me tufer të njomë prej vate. Largoni pas 15 minutash. Ndihmon edhe përgatitja nga dy lugë salcë kosi dhe një lugë copëza të majdanozit. Vendoseni maskën të qëndrojë në fytyrë 20-30 minuta, largojeni me ujë të ftohtë.

Patatja

Ziejeni në një enë. Kur të zbutet priteni dhe vendoseni për 30-40 minuta. Maska e zvogëlon ënjtjen nën sy.

Uji

Pini shumë ujë. Jo vetëm tetë gota në ditë, por sa më shpesh që mundeni. Uji dukshëm e përmirëson qarkullimin, gjë që i shërben shëndetit dhe syve.

Akulli

Terapia e akullt zvogëlon ënjtjen. Merrni disa copa akull, mbështillni me leckë dhe vendosni bë sy. Mbani 10-15 minuta.

Kremra për sipërfaqen nën sy

Asnjë produkt kozmetik nuk ka përjetuar lulëzim aq të shpejtë, sikurse kremrat për sipërfaqen e lëkurës nën sy. Edhe pse janë nga anëtarët e rinj të familjes së preparateve kozmetike, në ditët e sotme thuajse secila femër në mbrëmje vendos nën sy ndonjë nga këto kremra.

Shmangni duhanin dhe përdorimin e kripërave. Shmangni ënjtjen jo vetëm në sy por edhe në pjesët tjera të trupit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Fëmijëve të mos u jepet paracetamol pas vaksinimit?

Fëmijëve të mos u jepet paracetamol pas vaksinimit?

Maskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull molle për t’i larguar aknet

Maskë me mjaltë, sodë buke dhe uthull molle për t’i larguar aknet

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Grim
Eliminon qimet e thinjura në afat rekord: Tri lugë në ditë rinojnë flokët!

Eliminon qimet e thinjura në afat rekord: Tri lugë në ditë rinojnë flokët!

Ushqim i shëndetshëm
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Kalo në kategori