Elhaida Dani reagon pas pjesëmarrjes në “Kënga Magjike” (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka bërë reagimin e parë pas festivalit “Kënga Magjike”.
Elhaida ishte afër që të fitonte çmimin kryesor të festivalit “Kënga Magjike”, që në fund e fitoi Anxhela Peristeri.
Ajo ka befasuar me një detaj të pa zbuluar në këtë postim, ku ka thënë se mori pjesë përkundër faktit se shoqëria dhe familja i thanë të mos e bënte këtë.
Elhaida përkundër kritikave të tërthorta ka falënderuar autorin e festivalit, Ardit Gjebrean.
“Të ngjitesha në atë skenë për mua ka qenë një përgjegjësi e madhe. Në fillim stafi dhe të afërmit e mi ishin të gjithë kunër pjesëmarrjes në Kënga Magjike. Më thonin që po rrezikoja shumë. Por, unë e dija që këtë këngë që një natë më kishte frymëzuar ta kompozoja doja ta këndoja në një skenë të madhe shqiptare”.
“Dhe, nuk mund të jem më e lumtur se kaq. Kam marrë nga ky festival më shumë se sa çmime. Kam marrë dashurinë tuaj dhe sot ndihem akoma më afër juve që më mbështetni prej vitesh”.
“Faleminderit Ardit Gjebrea për këtë produksion të një niveli shumë të lartë”, ka shkruar Elhaida në postimin e saj në Instagram.
Ka pasur shumë spekulime dhe raportime në mediat shqiptare se Elhaidës mund t’i jetë marrë fitorja pa të drejtë, por të gjitha kanë mbetur në suaza të zërave të pa konfirmuara. /Telegrafi/
































































