LAJMI I FUNDIT:

Elez Blakaj: Për rastin e veteranëve të rrejshëm është dashur të caktohen 10 prokurorë, por s’ka pasur vullnet (Video)

Elez Blakaj: Për rastin e veteranëve të rrejshëm është dashur të caktohen 10 prokurorë, por s’ka pasur vullnet (Video)

Prokurori special i dorëhequr, Elez Blakaj ka thënë se gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se dorëheqjen e ka ofruar me qëllim të mbrojtjes së familjes së tij, pasi kishte marrë sugjerime se siguria e tij dhe familjes janë në rrezik.

“Aktualisht e kam statusin e turistit, tash më ka nxit më shumë për të ardhmen time. Duhet të marr një vendim sepse këtu jam me familje. Tash jam në SHBA e kam shtyer dy herë fluturimin sepse nuk ndihem i sigurt të kthehem dhe jam i kërcënuar. Personalisht nuk jam ballafaquar me askënd dhe pesë pare nuk i jap për këtë çështje. Mirëpo në këto rrethana duhet të jem më i kujdesshëm”, tha Blakaj në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”.

Blakaj ndër të tjera tha se është në konsultim me familjen e tij nëse do të kthehet në Kosovë apo jo.


“Asnjëherë nuk e kam menduar të punoj apo të veproj jashtë vendit tim. Tani më duhet një konsultim me familjen për tu kthyer në Kosovë apo jo”, tha Blakaj.

Hetimi i rastit të veteranëve të rrejshëm, sipas prokurorit Elez Blakaj, ka qenë tepër sfidues për shkak të lëndës voluminoze dhe kompleksitetit.

Në hetimin e këtij rasti, Blakaj ka thënë se ka kërkuar ndihmë për krijimin e një ekipi prokurorësh por që nuk ka pasur vullnet për një gjë të tillë.

Ai ka thënë se në hetimin e veteranëve ka pasur presione të mëdha.

Një prej institucioneve, që sipas tij, ende përballet me presione dhe kanosje të vazhdueshme është edhe Sektori për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Blakaj ka thënë se për shkak të ndërhyrjeve të Kryeprokurorit Lumezi ishte detyruar që të merrej vesh me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale Reshat Millaku që ta shmangnin Lumezin dhe mos ta informojnë për rrjedhën e hetimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori