Zbulojmë pse nuancat e pasura të flokëve ngjyrë kafe janë zgjedhja e duhur

Mund të themi se po ndodh një rilindje e qetë e zeshkaneve, një evolucion tonal që zëvendëson nuancat e sheshta dhe të parashikueshme me diçka më komplekse.


Mendoni për “bronde gështenjë” (një kombinim mes gështenjës dhe blusë), espresso të tymosur apo ngjyrë të ngrohtë panje, nuanca që duken natyrale, diskrete dhe jashtëzakonisht të lehta për t’u mbajtur.

Nëse doni prova të gjithanshmërisë së flokëve ngjyrë kafe, ose po përpiqeni të gjeni nuancën që i përshtatet më mirë tonit të lëkurës suaj, mjafton t’i hidhni një sy disa prej zeshkaneve tona të famshme të preferuara.

Flokët ngjyrë kafe të Hailey Bieber anojnë drejt një nuance mjalti, sikur rrënjët e saj të jenë zbardhur natyrshëm nga dielli, transmeton Telegrafi.

Modelja Jill Kortleve dëshmon se ngjyra kafe e thellë çokollatë mund të jetë zgjedhja e përkryer për tiparet më të errëta të fytyrës.

Qoftë nëse jeni tashmë zeshkane, qoftë nëse po mendoni të bëni një ndryshim, nuk do t’ju mungojë frymëzimi: e ardhmja është kafe dhe nuk ka asgjë monotone në këtë.

Para se t’i shkruani floktarit, hidhni një sy shembujve tanë të preferuar të flokëve ngjyrë kafe më poshtë.

/Telegrafi/