LAJMI I FUNDIT:

Elbasani dhe Kukësi, qytetet më të varfra në Shqipëri

Elbasani dhe Kukësi, qytetet më të varfra në Shqipëri

Një vlerësim i Bankës Botërore për zhvillimin e rajoneve në Ballkanin Perëndimor dhe në Kroaci gjeti se Elbasani dhe Kukësi janë në mesin e rajoneve më të varfra në Ballkan.

Këto prefektura janë më të varfrat në Shqipëri, por gjithashtu janë më të varfrat e 20 rajoneve më të varfra të Ballkanit.

Sipas vlerësimit të bankës, dy prefekturat shqiptare kanë rënë në kurthin e dyfishtë te varfërisë, që do të thellojë më tej atë.


Përveç se të ardhurat e këtyre qarqeve janë shumë poshtë mesatares kombëtare, ekonomia e tyre në vend që të rritet është më rënie ose po rritet me ritme shumë të ulëta duke e zbehur në këtë mënyrë perspektiven e tyre për tu afruar me standardet kombëtare.

Nga vendet e marra në krahasim, Kroacia e cila tashmë është edhe anëtarë e BE-se ka nivelin më të lartë te të ardhurave sipas rajoneve.

20 nga 45 rajone jashtë Kroacisë kualifikohen me të ardhura të ulëta nën pragun mesatar rajonal të 75 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë.

Midis rajoneve me të ardhura të ulëta janë Podunvjle, Raska dhe Rasina (Serbi), Polog (Maqedonia e Veriut), Kukësi dhe Elbasani (Shqipëri), ndërsa 14 rajonet e tjera me të ardhura të ulëta po rriten mbi nivelin mesatar rajonal, dhe kështu mund të konsiderohen në rrugën e konvergjencës.

Disa rajone me të ardhura më të larta, veçanërisht në Kroaci dhe Serbi, po rriten shumë poshtë mesatares së Ballkanit Perëndimor dhe Kroacisë. Mes tyre janë kryeqytetet e Beogradit, Tiranës dhe Zagrebit.

Por teksa shumica e rajoneve të varfra në Ballkan janë në një rrugë konvergjencë çka do të thotë se ritmi i rritje së tyre premton afrimin me standardet kombëtare, disa rajone janë në rrugë divergjence. Kjo do të thotë se teksa ekonomia e tyre kombëtare po rritet këto rajone po pësojnë rënie.

Disa rajone të tjera në Ballkan, të cilat i kanë të ardhurat për frymë në nivele të larta me mesataren kombëtare po rriten me ritme të ulëta. Këto janë Banat i Veriut, Banat i Qendrës, Bor dhe Braniceva në Serbi, Pelagonia në Maqedoninë e Veriut, Vlora në Shqipëri. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori