LAJMI I FUNDIT:

Ekzoplaneti ultra i nxehtë është edhe më i çuditshëm nga sa pritej

Ekzoplaneti ultra i nxehtë është edhe më i çuditshëm nga sa pritej

Ekzoplanet KELT-9b është befasues që nga zbulimi i tij në vitin 2017. Tani disa sekrete janë mësuar.

KELT-9 b e zbuluar në vitin 2017 është një nga ekzoplanetat më të nxehta që janë vërejtur deri më tani. Planeti i gazit është 670 vite dritë larg Tokës, transmeton Telegrafi.

Për shkak të yllit të afërt, rreth të cilit orbiton KELT-9 b, temperaturat mund të arrijnë deri në 4300 gradë Celsius – kjo është më e nxehtë sesa në sipërfaqen e disa yjeve. Astronomët sapo kanë filluar të analizojnë sistemin e çuditshëm – tani ata kanë publikuar disa zbulime më befasuese.


Ndryshime të mëdha të temperaturës

Sidoqoftë, ndryshimet në temperaturë janë të mëdha. Në anën e kundërt, është deri në 800 gradë më e ftohtë, kanë zbuluar studiuesit duke përdorur programin e vëzhgimit të NASA-s TESS.

Por planeti është shumë befasues. Një udhëtim rreth yllit të tij zgjat vetëm 36 orë. Gjatë kësaj kohe, planeti përjeton dy “vera” që zgjasin 9 orë dhe dy “dimra” po aq të gjatë. /Telegrafi/