Ekzistojnë SHTATË lloje të GJOKSEVE... A jeni duke i vënë SYTJENAT e DUHURA? (Foto, +16)

Të gjitha gjokset janë të ndryshme, por a e keni ditur se ekspertët i kanë identifikuar vetëm shtatë lloje të ndryshme të gjokseve?
Sipas tyre, nuk është gjithçka vetëm te madhësia, por edhe te gjerësia, gjatësia dhe thimthat, transmeton Telegrafi.
Punëtorët e ThirdLove janë duke u marrë me një ‘biznes’ i cili parasheh që t’i udhëzojnë gratë drejt sytjenave të duhura dhe i kanë shpërndarë diagramet e tyre për t’i identifikuar llojet e gjokseve dhe cilat sytjena janë më të përshtatshmet për to.
Lloji: Lindje-Perëndim
Gjokset e këtij lloji janë të drejtuara jashtë bustit tuaj dhe lënë pak hapësirë në qendrën e gjoksit.
Këto gjokse janë më të mbushura sesa ato të llojit të parë, por prapë se prapë janë të drejtuara anëve të trupit.
Këto gjokse janë paksa më të holla në maje para se të marrin një formë rrethore.
Gjokset e tilla janë shumë rrethore dhe të mbushura në mënyrë të barabartë në maje dhe poshtë.
Zakonisht këto gjokse janë të vogla për nga madhësia, ndërsa kanë më shumë formë të gjatë sesa të gjerë.
Gjokset nuk janë të madhësisë së njëjtë dhe mund të kenë formë asimetrike.
Nëse do të ekzistonte një lloj ‘normal’ i gjokseve, padyshim se ky do të ishte lloji i duhur. Gjokset e këtij lloji e kanë formën e lotit, siç mund të shihet në fotografi. /Telegrafi/



























































