Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka vazhduar ekzekutimin e pagesave direkte për përfituesit në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2018, përkatësisht listën e dytë të përgatitur pas kontrolleve të kryera në terren.
Pagesat direkte kanë filluar të ekzekutohen për 4,866 fermer përfitues të pagesave për sipërfaqet e mbjella me grurë, farë gruri, misër, thekër, elb, vreshta, lulediell, si dhe pemë e perime, në vlerë prej 3,627,856.66 euro.
Po ashtu, pagesat janë në proces të ekzekutimit edhe për 2.204 përfituesit e pagesave direkte për lopë, buallica qumështore, dele, dhi, bletë, pula, dosa dhe thëllënza, në vlerën totale prej 1,868,760.00 euro.
U.d i Kryeshefit Ekzekutiv të AZHB-së, Ekrem Gjokaj, ka thënë se kjo agjenci gjatë gjithë kohës së procesit vlerësues ka qenë dhe do të jetë transparente, me ç’rast i ka informuar fermerët përmes sms-ve dhe vendimeve në e-mail, si dhe përmes ueb-faqes së AZHB-së për rezultatet lidhur me procesin vlerësues. Ai ka treguar se ka pasur rritje të numrit të aplikuesve e me këtë rast edhe numri i përfituesve sivjet ka qenë më i madh se viteve të kaluara.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidanë të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit. Po ashtu, subvencionim ka edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame