Në Universitetin e Kulturave të Gjenevës, të shtunën është hapur ekspozita e artistes shqiptare Fitore Haklaj.

Në këtë ekspozitë, ishin të pranishëm zyrtarë nga Konsullata e Kosovës në Bern, përfaqësues të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar nga Greqia, Norvegjia, Italia, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, Drejtoresha e Universitetit të Kulturave të Gjenevës Albana Krasniqi-Malaj, si dhe anëtarë të shoqatave shqiptare, e bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.


Po ashtu, takimin e nderuan edhe Ambasadori i parë shqiptar në OKB, Vladimir Thanati, dhe Arbëreshi i Italisë Mimmo Imbrogno.

Në këtë takim, artistja shqiptare ka dhuruar disa portrete:

Portreti i Isa Boletinit, iu dhurua kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Portreri i Nënë Terezës iu nda për kryetarin e Gjenevës, por nuk ishte prezent.

Portreti i Skënderbeut iu dhurua Ambasadës së Kosovës në Bern.

Përveç pikturave Haklaj ka prezantuar edhe poezitë e saj të mbledhur në tre vëllime poetike.

Haklaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se prezantimi i pikturave në Gjenevë, nënkupton mbajtjen gjallë të identitetit shqiptar.

“Sigurisht që unë ndjehem shumë mirë kur pikturoj figura të njohura shqiptare, dhe gjithçka që ndërlidhet me shqiptarët, përfshirë kulturën dhe traditën. Kjo mban gjallë të identitetit shqiptar, pasi ndikon në familjet shqiptare që jetojnë në perëndim”, ka thënë Haklaj.

Kush është Fitore Haklaj

Ka lindur më 30.11.1973 në Deçan. Shkollën fillore e kreu në Isniq, duke vazhduar të mesmen në Deçan ku vitin e fundit e kreu bashkë me shokët e shoqet nëpër oda private, për të vazhduar në Prishtinë në Fakultetin Ekonomik.

Qysh e vogël, Fitorja  adhuronte pikturën, muzikën, vallëzimin e shkrimet, duke i shpalosur këto talente të saj në aktivitete të ndryshme të organizuar nga shkolla.

Në vitin 1998 Haklaj shpërngulet në Itali, ku më shumë vështirësi filloj të bëjë një jetë larg familjes dhe vendlindjes të cilën e adhuron.

Haklaj thotë se boshllëku i krijuar nga largësia me familjen, shoqëria e atdheu e ka nxitur më shumë për t’u marrë me art si e vetmja mënyrë për të shprehur ndjesitë e saja artistike.

Kështu ajo kishte filluar të pikturojë me ngjyra vaj në beze e paralel ndjek disa kurse duke hapur rrugën e pjesëmarrjes në disa ekspozita, bashkë me kolegë të tjerë.

Gjatë këtyre viteve kishte studiuar dhe punuar në Itali, ku për pesë vite punoi në Emergjencë dhe vazhdoi ta kryejë atë detyrë edhe si vullnetare për shumë vite më pas.

Viti 2015 e gjen përsëri në bankat e shkollës duke kryer studimet për asistente mjekësore.

Që prej vitit 2019, Fitorja jeton në Zvicër bashkë me bashkëshortin e dy fëmijët e saj.

Pas kaq vitesh shpërnguljesh e sakrificash për ndërtimin e një familjeje dhe një jetese cilësore, duke mos i lënë asnjëherë pas dore ri-zgjimet herë të artit vizual e herë të atij të shkruar.

Fitorja ka arritur të ketë jo diçka, por shumëçka për të na treguar duke nisur nga vullnetarizmi, piktura, poezia, dhe patjetër suksesin e të qenit grua...

“Unë mbi të gjitha jam nënë e dy engjëjve të mi, pastaj ndihem piktore e poete, por për të arritur deri këtu është dashur një durim e sakrificë e madhe e më ndihmën e shumë atyre personave që më duan edhe i dua. Këtu ku jam, jam falë këmbënguljes sime e përkrahjes se madhe nga familja e shoqëria. E mendoj gjithmonë jetën në pozitivitet pasi vetëm kështu  arrihen sukseset”, thotë Fitore Haklaj duke na dhënë shembullin më të mirë të një përfaqësuese të denjë shqiptare në diasporë./Telegrafi/

Botime të autores:“Shpirti peshon” “Peizazh në zemër” “Melodi vargu”

249698089 10222711673435404 7455722425953132017 n

250535346 1113743962729350 6487506400998126337 n

251497081 596124664963668 4908293798319441757 n

251378836 1253869305025742 8377195009686096576 n

250707998 602824460915031 5280632068804232201 n

251255743 253669810143525 4419932089101403115 n

250566319 2690506634427811 23498320307651465 n

250153289 582357499697083 1135015781746449506 n

250670219 244264454396231 4765006910066385980 n

250620876 708265853466635 6216606232727084741 n

250732450 2767938023498521 1341007419547333758 n

251551709 422124962752950 3908630952094266789 n

250624509 587825862543662 8397894498042551934 n

251394275 978410569381498 8230970379397686507 n

250223147 1016298612437199 8003976781685769619 n 1

251467555 697594704550357 8290970747478848131 n

251565319 2926949307616654 4151302822655503615 n

251026891 253608140158374 71427768083291277 n

251565319 2926949307616654 4151302822655503615 n

251336818 397308872046768 1681993551198909599 n

252165755 613060979724812 4440535279497698309 n