LAJMI I FUNDIT:

Ekspertja ndan një truk ‘si ta pastroni banjën për 60 sekonda’

Ekspertja ndan një truk ‘si ta pastroni banjën për 60 sekonda’

Një eksperte e pastrimit ka ndarë një truk tejet të dobishëm për pastrimin e banjës që do t’ju kursejë kohë tepër shumë.

Kendra Hennessyl shpjegoi rregullin e saj 60 sekondësh, që mund ta aplikoni lehtësisht edhe ju në mënyrë që të mos grumbullon detyrat tuaja kur bëhet fjalë për pastrimin e banjës.

Hennessyl thotë se ekziston një besim tek njerëzit që pastrimi i një dhome është detyrë në vete, por në fakt përbëhet për një mori detyrash të vogla.


“Si përshembull në banjë, për shumicën e njerëzve pastrimi i banjës është një detyrë e mundimshme ku duhet të shpenzojnë shumë kohë për ta pastruar”, thotë ajo përmes një videoje në TikTok.

Në kuadër të kësaj, ajo ndjek gjithmonë një rregull, kompletimi i detyrës për 60 sekonda.

@themotherlikeabossThis is my top tip for keeping your bathroom (and every room) clean with almost no effort or time. We love that.

♬ original sound – Kendra Hennessy| Cleaning tips

Hennessyl thotë se kur pastron dhëmbët në banjë, ajo sigurohet të fshijë menjëherë lavamanin duke hequr të gjitha njollat e pastës së dhëmbëve, dhe ky proces zgjat për vetëm një minutë.

“Pasi laj dhëmbët, e fshijë lavamanin. Dhe më duhet vetëm një minutë që ta bëjë këtë dhe pastaj nuk kam nevojë të shqetësohem, një herë në javë ose një herë në dy javë që të gërryejë të gjithë atë pastë të dhëmbëve ose qimet e flokëve që përfundojnë aty”, shpjegoi amerikania.

Këtë rregull ajo nuk e aplikon vetëm pas pastrimit të dhëmbëve por edhe në aspekte të tjera.

Në rast se bën një dush, ekspertja pohon se sigurohet të fshijë menjëherë xhamin e kabinës në mënyrë të mos mbesin njollat e ujit.

Ngjashëm vepron edhe me tualetin, për të cilin thotë se sigurohet ta pastrojë menjëherë.

“Mbajtja pastër e shtëpisë do të jetë më pak e komplikuar kur e kuptoni se nuk duhet të prisni kohë specifike për ta pastruar banjën”, shpjegoi ajo.

Ideja e këtij truku nga ekspertja është që të mos lejoni të grumbulloni të gjitha punët për një ditë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Çfarë të vizitosh
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

A e dini se...
Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri

Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri

Lifestyle
Merkuri hyn te Peshqit më 14 shkurt dhe do të qëndrojë në këtë shenjë deri më 16 Prill

Merkuri hyn te Peshqit më 14 shkurt dhe do të qëndrojë në këtë shenjë deri më 16 Prill

Astrologji
Pse nuk duhet të derdhni zbutës rrobash në guaskën e tualetit?

Pse nuk duhet të derdhni zbutës rrobash në guaskën e tualetit?

A e dini se...
Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit

Njerëzit vetëm tani po e mësojnë se çfarë kuptimi ka ky simbol në shishen e shamponit

A e dini se...
Kalo në kategori