LAJMI I FUNDIT:

Eksperti për Korenë e Veriut: Putin dëshiron ushtarë të Kim Jong-un në kufirin me Ukrainën

Eksperti për Korenë e Veriut: Putin dëshiron ushtarë të Kim Jong-un në kufirin me Ukrainën

Vladimir Putin mund të dëshirojë që ushtarët e Koresë së Veriut të vendosen në kufirin e Rusisë me Ukrainën, ka thënë një ekspert.

Duke folur për Sky News, Sung-Yoon Lee, specialist për Korenë e Veriut, tregoi se çfarë do të shpresonte të përfitonte presidenti rus nga bisedimet e tij me Kim Jong Un, transmeton Telegrafi.

“Putini kërkon nga Koreja e Veriut municione, predha artilerie antitank dhe ndoshta edhe fuqi punëtore – pra, ushtarë të Koresë së Veriut që veprojnë në rajonin kufitar midis Rusisë dhe Ukrainës”, tha ai.


Kim Jong-un arrin më tren në Rusi, SHBA ripërsërit qëndrimin për sanksione nëse Koreja e Veriut i shet armë Kremlinit
Lexo po ashtu Kim Jong-un arrin më tren në Rusi, SHBA ripërsërit qëndrimin për sanksione nëse Koreja e Veriut i shet armë Kremlinit

I pyetur se çfarë e bazonte ai idenë se koreano-veriorët mund të shkonin në zonën e luftës, Lee tha: “Jam duke spekuluar, por kjo bazohet në disa fakte”.

“Ka mijëra punëtorë të Koresë së Veriut ende në Rusi, pavarësisht nga një rezolutë e OKB-së në dhjetor 2017 – që Rusia e nënshkroi – duke u bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të kthejnë me forcë në Korenë e Veriut të gjithë punëtorët që punojnë jashtë vendit”.

“Tani, Rusia ka nevojë për më shumë fuqi punëtore për shkak të humbjeve të mëdha në luftë në Ukrainë”, shtoi ai.

“Në Korenë e Veriut, qeveria nuk tregon shumë respekt për jetën e njerëzve të tyre. Pra, ka një aspekt utilitar, pragmatik të këtij lloji të negociatave midis të dyve”, theksoi Yoon Lee.

Çfarë lloj armësh Koreja e Veriut mund t’i shesë Rusisë?
Lexo po ashtu Çfarë lloj armësh Koreja e Veriut mund t’i shesë Rusisë?

Gjithashtu tha se Koreja e Veriut ka rezerva që mund t’i sigurojë Rusisë municionin e kërkuar.

“Kur bëhet fjalë për fuqinë ushtarake, me Korenë e Veriut nuk bëhet shaka”, tha për fund Lee. /Telegrafi/

Kim kishte nevojë të vizitonte Putinin për të “përfituar nga Rusia teknologji të avancuar ushtarake”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori