Një ekspert i Inteligjencës Artificiale është shprehur skeptik për t’i besuar ChatGPT-s lidhur me problemet e punës ose preferencat politike.
Mike Wooldrige, një profesor i Inteligjencës Artificiale në Universitetin e Oksfordit, thotë se ndarja e informacioneve private me një chatbot do të ishte “jashtëzakonisht e pamatur” pasi çdo gjë e zbuluar ndihmon në trajnimin e versioneve të ardhshme, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit gjithashtu nuk duhet të presin një përgjigje të balancuar ndaj komenteve të tyre, pasi teknologjia “ju tregon atë që dëshironi të dëgjoni”, shton ai.
Wooldridge po eksploron temën e AI-s në kuadër të leksioneve të Krishtlindjeve të Institucionit Mbretëror të këtij viti.
Platforma ChatGPT, një chatbot me Inteligjencë Artificiale ka fituar popullaritet të madh, prej se u lansua një vit më parë, duke hapur një “derë të re” në botën e teknologjisë. /Telegrafi/