Eksperti i biliardit me ekzekutime precize edhe ndërmjet gotave të qelqit (Video)

Charles Lakey nga Karlskrona e Suedisë, ka treguar ekzekutimet precize të topave të biliardit edhe ndërmjet gotave të qelqit.
Në përmbledhjen e shpërndarë, 51-vjeçari tregon se si e godet me precizitet topin e bardhë, duke e detyruar të kaloi trajektoret të pa pritshme nëpër tavolinën e biliardit, transmeton Telegrafi.
Shumicën e rasteve, duket se shënjestra është shumë pranë, por eksperti e shkakton goditjen në një cak krejt tjetër.
“Gati të gjitha manovrat janë nga kreativiteti im, që më pas më duhen disa ditë për t’i përvetësuar”, ka thënë Lakey.
Për njohësit e biliardit ai nuk është i panjohur, pasi ka marrë medaljen e bronztë në kampionatin kryesor të biliardit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































