LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët japin paralajmërimin për trendin e rrezikshëm në TikTok, ku njerëzit po ekspozojnë qëllimshëm lëkurën për shërimin e akneve

Ekspertët japin paralajmërimin për trendin e rrezikshëm në TikTok, ku njerëzit po ekspozojnë qëllimshëm lëkurën për shërimin e akneve

Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar njerëzit të injorojnë trendin e çuditshëm në TikTok për shmangien e kremit kundër diellit për të eliminuar ose “djegur” aknet.

Trendi i pamatur, që përfshin ekspozimin e lëkurës pa vendosur produkt kundër diellit, është kritikuar nga profesionistët mjekësorë të cilët thonë se është tepër i rrezikshëm dhe mund të çojë në kancer shkatërrues të lëkurës, shkruan Express.co.uk.

Një mjeke e përgjithshme e njohur si Claire Merrifield është shprehur e tronditur me këtë trend që ka vërshuar rrjetet sociale.


“Ky është një trend tjetër i TikTok që është tepër i rrezikshëm dhe mashtrues”, paralajmëron ajo.

“Është krejtësisht e rreme që ekspozimi i akneve në rrezet e diellit ‘djeg’ njollat ​. Rrezet UV dëmtojnë drejtpërdrejt ADN-në në qelizat e lëkurës, gjë që mund të çojë në mutacione që shkaktojnë kancer të lëkurës”.

Ajo thekson se “nëse e ekspozoni lëkurën pa e mbrojtur me SPF, atëherë rritni automatikisht rrezikun e kancerit të lëkurës. Pa përmendur edhe plakjen e parakohshme të lëkurës”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori