Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditë më parë bëri publik një e-mail kërcënues ndaj tij të ardhur nga një organizatë e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”. Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se një organizatë e tillë deri më tani ka qenë e panjohur. Megjithatë vlerësojnë se çdo kërcënim nga kushdo qoftë duhet të merret me seriozitet dhe të trajtohet me prioritet nga organet e hetuesisë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë për KosovaPress se mbeten shqetësuese kërcënimet me përmasa politike e të cilat hyjnë në grupin e veprave penale ku edhe parashihen dënime të ashpra.
“Është bërë si modë kohëve të fundit, ngritja e çështjeve të kërcënimeve, shumë interesant që në përmasa politike. Kjo e fundit e Kryeministrit, pra një organizatë që deri më tash ka qenë e panjohur ‘Garda Vullnetare’, nuk është e njohur as në opinion, as edhe nga mediat. Mirëpo, këto lloj të kërcënimeve hyjnë në grupin e veprave penale dhe normal parashihet dënime të rënda, sidomos kur ka të bëjë me personin zyrtar apo në kryerjen e detyrave të caktuara si në këtë rast kryeministri, ku dënimi parashihet shihet prej 6 muaj deri në 5 vjet”, thotë ai.
E njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se organizata e vetëquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare” është inekzistente dhe se kryeministri në detyrë Albin Kurti, po i shfrytëzon për poena politikë në këtë kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim për dekretin e Presidentit për mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.
“Sa i përket kërcënimit drejtuar kryeministrit në fjalë, ky email i dërguar me 17 maj e i publikuar me 19 maj, në vete po len të kuptohet që ka një mjegull sa i përket këtij e-maili, sepse edhe organet e rendit janë veç se duke bërë hetime. Ndërsa bazuar në deklarimet e Presidentit, që kjo organizatë është inekzistente, po më len të dyshoj që kjo është bërë për motive politike, për të orientuar dhe disorientuar mendimin dhe opinionin e qytetarëve sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili duhet të merret në formimin apo jo formimin e Qeverisë Hoti”, thotë Shala.
Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë komentuar edhe presionin mbi Gjykatën Kushtetuese.
Ibishi vlerëson se një presion i tillë nga partitë politike dhe politikanët në përgjithësi është e dëmshme për demokracinë në vend.
Ai thotë se Gjykata Kushtetuese është bërë si vend arene ku të “fortit” po bëjnë gara se kush është më i fuqishëm.
“Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur dhe ai duhet të gjykojë sipas asaj që janë në dispozitat kushtetuese por edhe interpretimet çfarë janë dërguar, materialet por edhe praktikave, jo të bie në ndikim të presioneve të ndryshme të them. Megjithëse unë e di që ajo nuk është, mirëpo mjafton që në opinion po rrjedh ajo po krijohet bindja kush është më i fortë politikisht po bën presion më të madh. Ajo është fatkeqësi që tregon për një demokraci të brishtë tonën. Për arsye se Gjykata është e pavarur në vendime dhe ashtu duhet të jetë, presim më shpejt që ky vendim të vie dhe mendoj që çdo ndikim apo presion ndaj Gjykatës është i dënueshëm dhe ata duhet ta paraqesin nëse eventualisht ka”, thotë Ibishi.
E njohësi tjetër i sigurisë, Drizan Shala, deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të Vetëvendosjes, do të ketë protesta dhe trazira.
Një argument për këtë Shala e përmend heqjen e rrethojave të qeverisë nga ana e ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Unë mendoj që nëse nuk është në favorin e qeverisë, qytetarët ose grupet e caktuara brenda Lëvizjes Vetëvendosje do të organizojnë protesta, ku kemi pas rastin në shesh një parapërgatitje për protestë. Kjo po lë të nënkuptohet që nëse vendimi nuk është në favorin e fituesve të 6 tetorit, atëherë masa do të organizohet do të mobilizohet dhe do të kemi protesta në një formë të cilën ne nuk e kemi parë deri më tani. Po çështja më kruciale është që çka do të ndodhë me perimetrat e sigurisë, ku e kemi edhe një vendim i cili është marrë nga ana e ushtruesit i detyrës të ministrit të Punëve të Brendshme, me heqjen e rrethojave dhe kjo më le të kuptohet njëfarë inskenimi i mundshëm, të ndonjë sulmi apo atakimi të objektit qeveritarë apo parlamentit të Kosovës”, deklaroi Shala.
Ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se është kërcënuar nga një grup që veten e quan “Garda Vullnetare Shqiptare”. Kurti ka publikuar në Facebook një komunikatë të këtij grupi.
Tutje, Kurti ka thënë se ky kërcënim nuk është ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të japë vendimin rreth dekretit të presidentit Thaçi lidhur me nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës