Penalltia e humbur e Lionel Messit thuhet se duhej të ishte rikthyer pasi rishikimet tregojnë se Marco Verratti ishte brenda gjysmë rrethit të zonës dhe mund të ketë penguar goditjen e yllit të Barcelonës.

Superylli i Barcelonës kishte një shans të lavdishëm për të çuar ekipin e tij në epërsi 2-1 në Paris Saint-Germain para fundit të pjesës së parë.


Një gol në atë pikë mund të kishte transformuar ndeshjen dhe klubi katalunas mund të ëndërronte rikthimin e madh.

Megjithatë, penalltia u humb nga Messi, pasi goditja e argjentinasit u prit nga portieri Keylor Navas, i cili arriti të devijonte topin në traversë.

penalltia messi 2

Por, ka nga ata njohës të futbollit që mendojnë se penalltia e Messit duhej përsëritur.

I tillë është ish-futbollisti Joe Cole, tani ekspert në BT Sport, i cili mendon se penalltia duhej rikthyer pasi që Marco Verratti ishte 'gati në shpinë të Messit'.

penalltia messi

“Ai është gati në shpinë të Messit! Ai është shumë brenda”, deklaroi Cole.

I të njëjtit mendim ishte edhe anglezi tjetër, Owen Hargreaves, i cili tha se VAR-i duhej të reagonte. /Telegrafi/

telegrafi sport app