Kosova edhe këtë vit ka dështuar në testin PISA, duke mos shënuar ngritje nga hera e kaluar. Në të dhënat e publikuara në raportin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Kosova rangohet e treta nga fundi i listës, me 79 vende.
E ky dështim i Kosovës, nga ekspertët e fushës së arsimit thuhet se ka qenë i pritshëm.
Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci ka thënë për Telegrafin, se rezultati është zhgënjyes, por jo edhe befasues.
Sipas tij, ky rezultat ka ardhur si pasojë e mos punës në përmirësimin e gjendjes.
“Rezultati është vërtetë zhgënjyes, por nuk është befasues, sepse është pak a shumë në nivelin e gjeneratës së kaluar me disa përmirësime të vogla në pikë në fushën e leximit dhe matematikës, por edhe me keqësim të pashpjegueshëm në fushën e shkencave të natyrës. Sidoqoftë as këto përmirësime nuk paraqesin ndonjë peshë statistikore, jemi aty ku kemi qenë. Unë konsideroj se ky është rezultat i pritshëm pasi që nuk është punuar në përmirësimin e gjendjes është punuar në hartimin e planeve për përmirësimin e gjendjes dhe në proklamimin se do të përmirësohet gjendja, mirëpo kur ka ardhur puna tek veprimet praktike është bërë shumë pak ose aspak”, ka deklaruar Pupovci.
Ai ka theksuar se që nga testi i kaluar, krejt ajo çfarë është bërë ka qenë përgatitja e nxënësve që të dalin më mirë në PISA 2018, dhe po shihet se ajo përgatitje nuk ka mjaftuar.
“Është dashur të punohet me ta në shkollë e jo në përgatitje testi, dhe kjo e ka dhënë rezultatin që e kemi”, shtoi Pupovci, i cili më tej u shpreh pesimist se edhe në testin e ardhshëm do të mund të kemi rezultate më të mira.
“Unë nuk konsideroj se do të ketë ngritje në PISA 2021, pasi që gjenerata që do t’i nënshtrohet testit në 2021 tashmë është në klasën 6 apo 7 të shkollës fillore, dhe thjesht ata deri tani për këto vite shkollimi nuk kanë kaluar nëpër një sistem i cili do t’iu mundësonte rezultat më të mirë”, tha Pupovci.
Një gjë që është shqetësuese sipas Pupovcit, është mos arritja e nivelit minimal të fëmijëve në fushën e leximit.
“Një gjë që shpalosi PISA është se ne kemi një numër jashtëzakonisht të madh të fëmijëve që nuk arrijnë nivelet minimale në fushën e leximit. Sivjet 78.7% të nxënësve që kanë hyrë në test nuk e arrijnë nivelin minimal në lexim, dhe kjo pastaj ka efekt zinxhiror në të gjitha lëndët tjera dhe jetën e përditshme. Leximit duhet t’i kushtohet një rëndësi e veçantë që nga klasa e parë fillore dhe këtu duhet të angazhohen ekspertët e leximit për ta gjetur mënyrën më të mirë sesi të përmirësohen shkathtësitë e leximit tek fëmijët, pasi që po e shohim se ato nuk janë në nivelin e duhur”, theksoi Pupovci.
Ai shtoi se në Kosovë duhet të ndërtohet një sistem i mirëfilltë i llogaridhënies nga shkolla deri te nivelet më të larta të vendimmarrjes në shtet, duke përmendur këtu edhe rregullimin e mënyrës së vlerësimit të jashtëm që bëhet në fund të klasave të nënta dhe dymbëdhjeta.
Edhe eksperti tjetër i arsimit, Rinor Qehaja ka theksuar se rezultatet nga testi PISA 2018 paraqet një përmbledhje valide dhe reale të arsimit në vend.
“Ajo rritje që është pritur dhe proklamuar nga MASHT nuk ka ndodhur. Një rezultat i tillë, nuk është befasues, dhe arsyetimi i keqadministrimit dhe mos përgatitjes nga PISA 2015 më nuk qëndron, pra, dështimi është në cilësi të arsimit para universitar në vend, dhe për këtë përgjegjës është MASHT”, ka deklaruar Qehaja për Telegrafin.
Ai ka shtuar se është e pakuptime të priten rezultate më të mira, kur MASHT nuk ka ofruar asnjë përkrahje në zbatim të kurrikulës, nuk ka ofruar tekste shkollore cilësore, aq më pak investime në infrastrukturë.
“Është e patolerueshme që rekomandimet nga PISA 2015 as që janë shqyrtuar nga MASHT, dhe për këtë duhet të kërkohet përgjegjësi. Rezultat i mirë në PISA vjen nga kurrikula, dhe jo nga përgatitja e nxënësve për test një javë më herët. Pikënisje e ndryshimit duhet të jetë instalimi i llogaridhënies në arsimin në vend, përfshirë pikësëpari për të gjithë përgjegjës për këtë rezultat në testin PISA”, u shpreh Qehaja.
Në anën tjetër, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se nuk janë të kënaqur me rezultatet e testit PISA 2018.
Bytyqi në një konferencë për media ka thënë se megjithëse rezultatet nuk janë të kënaqshme, ka ngritje në matematikë dhe në pjesën e leximit. Ai ka theksuar se duhet kohë që t’i shohin arsyet e këtyre rënieve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame