LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët anglezë dhe shqiptarë studiojnë situatën në kalanë e Gjirokastrës

Ekspertët anglezë dhe shqiptarë studiojnë situatën në kalanë e Gjirokastrës

Një monument si Kalaja e Gjirokastrës, ka patur problematika të shumta për shkak të mungesës së projekteve të cilat të mund t’i japin zgjidhje konkrete çarjes së mureve.

Për këtë, institucionet përkatëse dhe ministria e Kulturës kanë ngritur një grup pune të përbërë nga ekspertë ndërinstitucionalë, me qëllimi vlerësimin dhe marrjen e masave të nevojshme për situatën emergjente në Kalanë e Gjirokastrës.

Projekti mbi të cilin po punohet nga ekspertët, do të mund të sigurojë qëndrueshmërinë e strukturës së terrenit mbi të cilin ngrihet Kalaja si dhe qëndrueshmërinë e strukturës së objektit, duke ruajtur vlerat monumentale e kulturore të tij.


Projekti multidisiplinar do të përfshijë studimin gjeologjik dhe inxhinierik, studimin sizmologjik, studimin mjedisor, studimin inxhinierik të strukturës së monumentit dhe studimin arkitektonik për restaurimin e monumentit. /ATSH/

Puna do të nisë menjëherë me fazën e parë, në të cilën të gjithë grupet e punës, pas një studimi të situatës në terren do të mund të prezantojnë termat e referencës, për të vijuar më tej me fazat e tjera.

Aktualisht në Gjirokastër, ekspertët anglezë nga “ArupGroup”, janë duke realizuar një studim të situatës të cilët shumë shpejt do të publikojnë rezultatet përkatëse.

Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
KANGË

KANGË

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
DURIMI

DURIMI

Fjala+
Kalo në kategori