Maskat e fytyrës me "ndriçim fluoreshentë" për identifikimin e coronavirusit, janë duke u zhvilluar dhe mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) dhe Harvard po punojnë në teknologjinë që u zhvillua për herë të parë në vitin 2016, e cila zbulon shpejt shenjat e virusit Zika.


Lead researcher Jim Collins said it would be useful as a more reliable alternative to temperature checks already in use in some public places like airport terminals

Ata po ndërtojnë sensorë në maska që lëshon shkëlqim në momentin që personi identifikohet si i prekur me coronavirus, i cili nuk vërehet me sy të lirë, por që mund të identifikohet me skaner nga dora.

Ekipi i udhëhequr nga MIT, thotë se kjo mund t’ju ofrohet si opsion zyrtarëve në aeroporte, stacione treni, zyra dhe spitale, të zbulojnë njerëzit e infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Studiuesi kryesor, Jim Collins, tha që do të ishte e dobishme si një alternativë më e besueshme për kontrollimin e temperaturës, e cila tashmë si metodë po aplikohet në aeroporte.

Testimi i njerëzve nga virusi aktualisht bëhet me marrjen e mostrave nga hunda dhe pjesa e pasme e fytit dhe pastaj dërgimi i tyre në një laborator për t’u analizuar – që mund të zgjasë deri në 24 orë.

Ndërkaq sensori i maskës së tyre mund të paraqesë rezultate brenda tre orëve, shprehet ekipi.

Collins dhe ekipi i tij thonë se e kanë ripunuar teknologjinë e vitit 2016 për të zbuluar SARS, fruthin, hepatitin C dhe gripin, ndërkaq tani po punojnë edhe për COVID-19. /Telegrafi/