LAJMI I FUNDIT:

Eksperimenti tremujor i binjakëve, njëri konsumoi ushqim vegan e tjetri mish – rezultatet janë të dukshme

Eksperimenti tremujor i binjakëve, njëri konsumoi ushqim vegan e tjetri mish – rezultatet janë të dukshme

Nëse ndonjëherë keni pyetur veten se si ndikon ushqimi vegan në trupin e njeriut, këta binjakë sigurisht se mund t’ua japin përgjigjen më të mirë.

Binjakët Hugo dhe Ross Turner kanë vendosur të marrin pjesë në një eksperiment, që tregon se si të ushqyerit ndikon në shëndetin tonë dhe karakteristikat fizike të trupit, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu kanë dashur të shohin se nëse trupi i tyre apo më mirë thënë organizimi ka nevojë për proteinat e mishit. Kaloritë është dashur t’i kenë të njëjta, e përveç kësaj binjakët vazhdimisht kanë shkuar në palestër për të ushtruar.


https://www.instagram.com/p/B7LKEn3AZEm/

Eksperimenti ka zgjatur tre muaj, e gjatë periudhës së parë vëllezërit vazhdimisht kanë matur peshën e tyre trupore, nivelin e kolesterolit si dhe përqindjen e yndyrës dhe muskujve në trup. Pas tre muajve, edhe ekspertët kanë qenë të habitur me dallimin e madh në pamjen e tyre fizike.

https://www.instagram.com/p/B7OVmURl3Kz/

Hugo në fillim të eksperimentit kishte 83.9 kilogramë, kurse përqindjen e masës yndyrë 13. Pas tre muajve pesha trupore i kishte rënë në 82.1 kilogramë, ku përqindja e masës yndyror kishte rënë në 12 për qind, por Hugo kishte vërejtur se fokusi mendor i është përmirësuar dukshëm.

https://www.instagram.com/p/B7QoT5xl1sv/

Ndërkaq vëllai i tij ka rezultate tjera. Ekspertët fillimisht i kanë matur peshën trupore – 79.4 kilogramë, ku pas tre muajve ka shtuar në peshë duke fituar 85.7 kilogramë. Për 12 javë, ka fituar 4.5 kilogramë të masës muskulore.

Në anën e majtë të fotografisë është Hugo që ka konsumuar ushqim vegan, ndërsa në të djathtë Ross që konsumoi mish. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Foto e pasaportës 95-vjeçare i lë përdoruesit e rrjeteve sociale të habitur

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Shuajeni kurreshtjen, shikoni çfarë ka brenda Qabesë në Mekë (Foto/Video)

Shuajeni kurreshtjen, shikoni çfarë ka brenda Qabesë në Mekë (Foto/Video)

Interesante
Kalo në kategori