Përfaqësuesja e Kosovës ka pesë muaj që nuk ka një trajner për ta udhëhequr atë.
Tanimë ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, e ka udhëhequr Përfaqësuesen në dy ndeshjet e fundit, ndaj Ukrainës në Shkodër (0-2) dhe Islandës në udhëtim (2-0).
Që nga muaji tetor, Përfaqësuesja e Kosovës është pa trajner, ndërsa në ndeshjen miqësore të muajit nëntor ndaj Letonisë që e fitoi me rezultat 4-3, ishte udhëhequr nga Muharrem Sahiti.
Shumë emra ishin përmendur për ta marrë drejtimin e Kosovës, por FFK-ja duket se ka vendosur për zviceranin Bernard Challandes.

66-vjeçari pritet të zyrtarizohet në krye të Përfaqësues së Kosovës të premten, më 2 mars.
Ish-trajneri i Armenisë dhe disa skuadra zvicerane, si Young Boys Bern, Zurich, Sion dhe Xamax, ka tre vite që nuk e ushtron profesionin e tij.
Ai aktualisht është zbulues talentësh te Baseli, ndërsa me Kosovën ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera.
Burimet e Telegrafit ekskluzivisht bëjnë me dije edhe pagën e lartë që do të fitojë përzgjedhësi i ri i Kosovës.
Paga e tij fillestare (në gjashtë muajt e parë) thuhet se do të jetë 20 mijë euro, ndërsa pastaj pritet të shkojë deri në 30 mijë euro në muaj, pa përfshirë bonuset për ndeshjet.
Kësisoj, Challandes do të bëhet njeriu me pagën më të lartë në Kosovë, duke kaluar edhe kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, por edhe presidentin Hashim Thaçi.
E paraardhësi i tij, Albert Bunjaku, ka pasur një pagë solide për dallim nga homologët e tjerë te kombëtaret evropiane, duke marrë 7.000 euro në muaj, të cilat vazhdon t’i marrë deri në fund të kontratës së tij që skadon në muajin qershor të këtij viti.
Madje, Bunjaku nuk ka bërë vetëm punën e tij që i takonte me kontratë si trajner i Kosovës, por ka bërë vullnetarisht punën e ‘skautit’, duke qenë më meritori për përfshirje në Përfaqësuese të futbollistëve, si Herolind Shala, Valon Berisha, Arbër Zeneli, Milot Rashica dhe shumë të tjerë.
Mbetet të shihet nëse Challandes do të ketë suksese me Përfaqësuesen e Kosovës dhe se a do ta arsyetojë pagën e tij të lartë që pritet ta marrë nga FFK-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri