Shqipëria humbi ndeshjen miqësore ndaj Austrisë 2-1, por në pjesën e dytë ‘shqiponjat’ treguan fytyrën e tyre të vërtetë.
Golin e vetëm për Shqipërinë në këtë takim e shënoi Ermir Lenjani, futbollisti fantastik nga Kamenica, i cili ishte ndër më meritorët për kualifikimin e ‘kuqezinjve’ në Francë 2016.
Në një prononcim për Telegrafin, Lenjani ka folur për paraqitjen e Shqipërisë ndaj Austrisë, golin e shënuar si dhe ndeshjen e radhës.
“Ishte një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë ne nuk ishim vetvetja dhe gabuam, por në të dytën treguam se kush jemi dhe bëmë një ndeshje të mirë”, deklaroi Lenjani për Telegrafin.
Tutje, Ermiri ka folur edhe për golin e shënuar, duke e vlerësuar atë por thotë se më shumë do ta gëzonte një rezultat pozitiv.
“Jam i lumtur me golin e shënuar pasi me atë i bëra të lumtur shumë tifozë të pranishëm në stadium, por më shumë do të isha i kënaqur sikur të merrnim një rezultat pozitiv. Të shënosh me fanellën e Shqipërisë është diçka e jashtëzakonshme dhe jam me fat që e kam përjetuar këtë gjë”, deklaroi Lenjani, duke treguar edhe një detaj shumë interesant para ndeshjes.
Ndihmës trajneri i Kombëtares, Paolo Tramezzani disa orë para ndeshjes kur ishin në lift së bashku me lojtarët i ka thënë se do të shënonte gol, pasi italiani ka pasur një parashikim të saktë.
“Ishim në ashensor unë, Paolo dhe disa lojtarë tjerë. Duke zbritur ai më ka marrë dorën dhe më ka shkruar “gol”, duke më thënë se do të shënoja. Pas ndeshjes ia tregova dorën që kishte shkruar në të dhe më tha “E kam ditur që do të shënosh gol, jam krenar me ty që të kam në Kombëtare””, tregon Lenjani për Telegrafin duke qeshur.
Në fund, Ermiri flet për ndeshjen e radhës ndaj Luksemburgut dhe kampionatin evropian ‘France 2016’.
“Ndaj Lukesmburgut do të jetë një ndeshje tjetër nga ajo që u zhvillua me Austrinë, pasi ishim dy skuadra të evropianit. Ndërkohë tani do të synojmë të marrim rezultat pozitiv”, u shpreh Lenjani.
Goli ndaj Austrisë ishte i dyti në fanellën e Shqipërisë për Ermirin, pasi më parë ai ka shënuar edhe ndaj Danimarkës, ndërsa ka qenë njeriu kryesor edhe në fitoren ndaj Armenisë kur asistoi për Shkëlzen Gashin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BgM0j1Ai4gQ
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit