Ekskluzive – 2Po2 nuk e ka ndërmend të ndalet, derisa ta ndalë dikush – data e lansimit të albumit

Reperi i suksesshëm shqiptar, 2Po2, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet.
Në një interviste ekskluzive për Telegrafin të realizuar ditë më parë, ai ka treguar edhe detajet e albumit.
Në pyetjen se pas lansimit të disa videoklipeve radhazi, e ka ndërmend të pushojë pak, reperi nuk ka treguar disponim për një gjë të tillë.
Nëse e keni humbur - 2po2 konfirmon: Bashkëpunim me Unikkatilin në albumin e ri
“Jo, nuk e kam ndërmend që të ndalem, derisa të më ndalë dikush”, u shpreh ai.
Për Telegrafin ai zbuloi ekskluzivsiht se më 1 shtator del në shitje albumi i tij i ri “2020”, por se ai mund të gjendet në duart e fansave edhe më herët.
“Më 1 shtator do të jetë gjithandej albumi i ri, mirëpo në në platforma të ndryshme mund të porositet qysh nga fillimi i gushtit”, deklaroi 2po2, duke konfirmuar kështu se gjithçka është gati.
Duhet ta lexoni: 2Po2 rrëfehet për sulmin ndaj Top Awards me kmlipin e ri: Zgjodha të mbes real (VIDEO)
Ndërkohë pritet edhe videoklipi i radhës nga 2po2.
Së fundmi ai po shijon suksesin e projektit të ri “Çka ka ftyra jem” që ishte revoltë ndaj festivaleve për mos vlerësim të duhur të artistëve, e sidomos ndaj Top Aëards. /Telegrafi/





























































