LAJMI I FUNDIT:

Ekrem Hajdari, drejtor i ri i AKP-së?

Ekrem Hajdari, drejtor i ri i AKP-së?

Ish-drejtori për zbatimin e ligjit në Doganat e Kosovës, Ekrem Hajdari, po pritet që të enjten (sot) të emërohet në pozitën e drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ndërkaq, në pozitën e zëvendësdrejtorit për privatizim po pritet të emërohet Valbona Dibra.
Ndërkaq, në pozitën e zëvendësdrejtorit për likuidim në AKP po pritet të vijë Avni Jashari, i cili së fundi ka qenë edhe ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se tashmë Hajdari për të ardhur në këtë proces ka përkrahjen e fuqishme të kryetarit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) Petrit Gashi.

“Pas anulimit të konkursit, kryetari i bordit të drejtorëve të AKP-së ka nominuar Ekrem Hajdarin për drejtor të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kështu që ky i fundit pritet të emërohet të enjten në pozitën e drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, bëjnë të ditur burime të besueshme të gazetës “Zëri”. /Telegrafi/