Dikur, në Francën e para dyzet e ca viteve, për gazetat që merreshin kryesisht me ngjarje të bujshme, sidomos me vrasje e krime të ngjashme, thuhej se kishin “du sang à la une”, pra, në shqipe, “gjak që në faqen e parë”. Sot, kjo dukuri, që po bëhet përherë e më e pranishme në Republikën e Kriminalizuar të Shqipërisë, është krejt e denjë për t’u kthyer dhe, me gjasë, është kthyer në objekt studimesh të thelluara nga psikosociolgët tanë të nderuar dhe jo vetëm nga gazetarët. Sidoqoftë, kronika e zeza është tmerrësisht imponuese dhe e përditshme në kanalet tona televizive, aq sa nuk do të gaboja sikur të pohoja se shprehja “gjak që në faqen e parë” mund fort bukur t’u përshtatet ekraneve tona – të mëdha e të vogla – siç e propozoj nëpërmjet titullit të këtij shkrimi.
Nuk mund të mos pohohet, sigurisht në mënyrë figurative, se ekranet tona kullojnë gjak në çdo emision lajmesh, qendror apo periferik qoftë ai. Për hir të së vërtetës farmak të hidhur, duhet pranuar se historikisht shqiptarët janë vrarë e masakruar midis tyre, pra brenda sojit. Kështu, duke lënë mënjanë kohët parahistorike, mesjetën, dhe shekujt pasardhës të saj, nuk do të gaboja shumë duke shkruar se aktualisht vazhdojnë vrasjet jo vetëm në kuadrin e krimit të organizuar, por edhe për gjakmarrje, për çështje pronësie, për punë të pista si trafik droge e prostitutash, për një fjalë goje apo një vështrim këmbëngulës, si edhe thjesht për një gërvishtje veture, pa lënë mënjanë, këto ditët e fundit, vrasjet si vepër sektesh me rite apo praktika satanike. Tronditëse kanë qenë edhe një mori lajmesh për dhunë të ushtruar e për vrasje të kryera brenda familjes apo farefisit, veçanërisht kundër qenieve më të brishta e të pambrojtura si gratë, pleqtë e fëmijët. Nga ana tjetër, le të kujtojmë se sa të dhunshëm kanë qenë me prostitutat tutorët e tyre shqiptarë në vende si Italia, ndër të tjera.
Shumëkush mund të shtrojë pyetjen: Përse vallë janë aq të dhunshëm shumë nga ne shqiptarët, saqë mund të vrasin prind, vëlla e motër, kushëri e krushk, të njohur e të panjohur pavarësisht moshës, gjinisë dhe lidhjeve të gjakut? A mund të shpjegohet kjo vetëm duke u nisur nga faktorë socialë, edukativë, kulturorë, historikë, gjeografikë apo duhet kërkuar edhe në drejtime të tjera? Ajo çka më tremb më shumë është teza – fort e frikshme, besomëni, o lexuese dhe lexues të ndjeshëm e tejet të shqetësuar të këtyre radhëve – teza, pra, sipas së cilës dhunën e vrasjen mund t’i kemi në gjenet tona qysh nga zanafilla e kombit tonë! Kur një mik i ditur ma parashtroi me shumë takt, sigurisht, këtë tezë, u drithërova i tëri dhe, që nga ajo ditë, kur në televizorin tim nis e flitet për vrasje apo për krime të kobshme, ekrani më merr detyrimisht një ngjyrë që më kujton gjakun dhe më kot orvatem të fërkoj sytë: kjo ngjyrë fillon të zbehet vetëm pasi folësja apo folësi kalon në një temë tjetër më paqësore, natyrisht. Mirëpo, nën peshën e ankthit që përjetoj në raste të tilla, mendja më dalldis mes hamendësimesh të lemerishme lidhur me jetën potencialisht të kërcënuar të familjarëve, të të afërmve, të miqve e të shokëve të mi dhe kjo deri në atë pikë saqë bindem se jo vetëm autorët e vrasjeve, por edhe shumë e shumë të tjerë nuk e dinë që e drejta themelore e njeriut është e drejta për të jetuar!
Nga ana tjetër, veprimet e dhunshme dhe në veçanti vrasjet e shpeshta që përgjakin ekranet tona të mëdha e të vogla, më shtyjnë të mendoj se kemi të bëjmë me një pandemi historikisht të pashmangshme e cila prek të gjitha shtresat dhe kategoritë socialkulturore të popullsisë sonë, me përjashtim të njërës. E ndiej se, pikërisht në këtë çast, nuk janë pak në numër ato lexuese dhe ata lexues që kanë kureshtjen të mësojnë se cila na qenka ajo shtresë apo më saktë ajo kategori individësh të privilegjuar, pra fatlumë, që, sipas mendimit tim modest gjithsesi, nuk bien viktima të pandemisë shqiptare të vrasjeve. Përse gjatë këtyre tridhjetë e ca viteve të fundit, nuk është vrarë, me sa jam i informuar, asnjë pushtetar apo qeveritar i rëndësishëm? Si shpjegohet kjo? Natyrisht, askush nuk e uron e nuk duhet kurrsesi ta urojë një gjë të tillë, sepse, me gjasë, kjo do të sillte pështjellime e trazira me pasoja fort të rënda në rrafshin jo vetëm politik, por edhe social apo, madje, edhe ekonomik.
Për sa më takon, ndihem krejt i paaftë t’i përgjigjem pyetjes që sapo shtrova, prandaj i ftoj analistët, psikosociologët, psikologët e psikiatrit tanë, ndoshta edhe të huaj, të marrin mundimin për të më ndriçuar në këtë pikë me shkencën e tyre thuajse të pagabueshme. Në pritje të këtij ndriçimi, besoj se më lejohet të shkruaj që kam përshtypjen se do të vriteshin shumë më pak nga bashkatdhetarët e mi sikur të gjithë me radhë të bëheshin, qoftë për periudha të shkurtra, pushtetarë e qeveritarë, çka do të mund ta rrallonte gjakun që vazhdon të ngjyrosë ekranet tona të mëdha e të vogla në edicionet qendrore të lajmeve dhe jo vetëm. Po ju, o lexuese dhe lexues të ndjeshëm e tejet të shqetësuar të këtyre radhëve, si mendoni? Vriteni, pra, mendjen me këtë rast! /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë