LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Movistar Riders kalojnë në gjysmëfinale të IEM Cologne CS:GO pasi mposhtën Liquid

Ekipi Movistar Riders kalojnë në gjysmëfinale të IEM Cologne CS:GO pasi mposhtën Liquid
(Foto: HLTV)

Po vazhdon forma fantastike e ekipit spanjoll Movistar Riders, të cilët po shkruajnë historinë në turneun IEM Cologne, në Koln të Gjermanisë.

Pas fitores me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa ndaj Liquid, tani ekipi Movistar Riders do të përballen me fituesit e Majorit të fundit FaZe.

Ndeshja përballë publikut në sallën LanxesArena ndaj ekipit Liquid ishte tejet emocionuese, ku nisi me fitore të mapit të parë nga ekipi spanjoll, ndërsa mapin e dytë e fitoi ekipin Liquid për ta barazuar rezultatin në 1-1.


Mapi i tretë ishte gjithë kohës në dominim të ekipit Movistar Riders të cilët në fund e mbyllën me rezultat 16-12, duke ja siguruar vetes gjysmëfinalen.

Lojtari më i vlefshëm në këtë ndeshje ishte snajperisti i ekipit Movistar Riders, Alvaro ‘SunPayus‘ Garcia, me vleresimin nga HLTV 1.38.

(Foto: HLTV)

Ndeshjen gjysmëfinale Movistar Riders do ta zhvillojnë nesër (e shtunë) kundër ekipit FaZe, duke filluar nga ora 19:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori