Ekipi i CS:GO Astralis kanë shtuar një lojtar të ri në listën e tyre
Astralis kanë njoftuar se Alexander "Altekz" Givskov do të promovohet nga ekipi i tyre i akademisë në listën kryesore.
Altekz do të jetë lojtari i gjashtë në listën e ekipin Astralis, edhe pse ekipi danez nuk ka shpjeguar se cilat janë planet e tyre për formacionin e ri.
Ky vendim vjen pasi Astralis nuk arritën që të kualifikohen tutje në BLAST Paris Major.
Lojtari 19 vjeçar, Altekz ka pasur paraqitje të mira për ekipin e akademisë gjatë gjithë vitit, dhe siç duket së shpejti do të mund t’i shfaq aftësitë e tij edhe në ekipin kryesor.
Për momentin ekipi danez renditet në vendin e 16 –të në ranglistën botërore të CS:GO, dhe ngjarja e tyre e radhës do të jetë turneu Party Brazy 2023 nga data 26 prill.
Ky është formacioni i ekipit Astralis pas ardhjes së Altekz:
Andreas "Xyp9x" Hojsleth
Lukas "gla1ve" Rossander
Benjamin "blameF" Bremer
Nicolai "device" Reedtz
Christian "Buzz" Andersen
/Telegrafi/





























