LeBron James dhe Giannis Antetokounmpo kanë zgjedhur ekipet komplete për ndeshjen e shumëpritur të All Star.

Kapitenët e dy konferencave pas pesësheve startuese, kanë zgjedhur edhe rezervistët që do t’i kenë.


LeBron James do të ketë në pesëshen startuese Anthony Davisin, Kawhi Leonardin, James Hardenin dhe Luka Doncicin.

Në anën tjetër Giannis do të luaj nga fillimi me Joel Embiid, Kemba Walker, Trae Young dhe Pascal Siakam.

85026759 10163427765490724 3104317252476862464 o

Sa i përket rezervistëve i pari ka zgjedhur Giannis, që ka marrë në ekip bashkëlojtarin e tij tek Milwaukee, Khris Middleton.

Në anën tjetër LeBron James nuk ka ngurruar të marrë Damien Lillardin, fundorin e Portland Trail Blazers të cilin e ka lavdëruar për formën e mirë që ka kaluar në ndeshjet e fundit.

82696991 10163427763405724 3597897118926241792 o

Ekipi rezervë i James: Ben Simmons, Russell Westbrook, Jayson Tatum, Chris Paul, Nikola Jokic, Damien Lillard dhe Arvydas Sabonis.

Ekipi rezervë i Giannis: Jimmy Butler, Rudy Gobert, Kyle Lowry, Brandon Ingram, Donovan Mitchell, Khris Middleton, Bam Adebayo. /Telegrafi/

telegrafi sport app