LAJMI I FUNDIT:

Ekipet e La Ligas kanë gjetur metodën se si të ndalojnë shënimin e golave të Messit nga goditjet e lira

Ekipet e La Ligas kanë gjetur metodën se si të ndalojnë shënimin e golave të Messit nga goditjet e lira

Klubet në Spanjë kanë hartuar një strategji për të ndaluar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, të mos shënojë gola nga goditjet e lira – dhe kjo po funksionon.

Messi është njëri nga lojtarët më të kompletuar në historinë e futbollit dhe golat nga goditjet e dënimit kanë qenë prej kohësh një pjesë kryesore e lojës së tij.

Në fund të vitit 2019 ai shënoi golin e 50-të nga goditjet e lira në karrierën e tij dhe kishte mesatarisht të paktën katër gola të tilla në sezon – një mesatare më e mirë se shumë klube të mëdha evropiane dhe jo vetëm futbollist.


Por, ai është në rrugë të keqe në vitin 2020, pasi nuk ka arritur të shënojë në 62 përpjekjet e tij të fundit – dhe kjo për shkak se rivalët e Barcelonës kanë gjetur një metodë ‘dinake’ për ta ndaluar atë.

Faqja e njohur BenchWarmers e përshkruan atë si “në thelb tre mure” dhe ne mund të shohim plotësisht atë nga mënyra se si po rreshtohen lojtarët e ekipeve kundërshtare.

Një mur prej tre lojtarësh qëndron nëntë metra nga topi, duke bllokuar goditjen direkte drejt portës. Pas kësaj, por përpara portierit, katër lojtarë janë shpërndarë duke mbuluar kënde të ndryshme të gjuajtjes. Pastaj ka dy lojtarë në vijë, në të dy anët e portierit.

Është mjaft e ndërlikuar, por po funksionon qartë. Goditjet e lira janë ‘tharë’ për Messin kur një vit më parë, ai ishte shumë më përpara se të gjithë të tjerët në futbollin evropian.

Një ‘metodë’ e tillë u pa edhe në ndeshjen e fundit të shtunën mbrëma, ku Barcelona u mposht 2-1 nga Cadiz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori