LAJMI I FUNDIT:

Ekipe për librat në Maqedoni që dështuan në konkurse

Ekipe për librat në Maqedoni që dështuan në konkurse

Mungesa e teksteve shkollore, posaçërisht për arsimin e mesëm profesional, pritet të përmirësohet ndjeshëm nëse autorët e teksteve shkollore i përgjigjen thirrjes të Ministrisë të Arsim dhe Shkencës (MASH) për botimin e 37 librave për lëndët profesionale në arsimin e mesëm profesional, shkruan gazeta KOHA. Janë edhe disa dhjetëra lëndë të tjera profesionale në arsimin e mesëm tre dhe dyvjeçar që kanë problemin e mungesës së teksteve shkollore, mirëpo këtë herë janë në fokus librat të cilat është provuar të botohen edhe më parë, përmes shpalljes së konkurseve përkatëse.

Por, meqë përgatitja e atyre librave ka dështuar, pa pasur nevojë të shkohet në shpalljen e konkurseve tjera, ministrja e Arsimit, Renata Deskovska, ka firmosur ditë më parë vendimin për publikimin e thirrjes publike për “hulumtimin e interesit publik për formimin e ekipeve të autorëve”, të cilët duhet të ofrohen me qëllim të përpilimit të dorëshkrimeve të atyre teksteve. Librat, të cilat kërkon ti sigurojë MASH-i nga viti i ardhshëm shkollor 2018/2019, janë për lëndët profesionale të drejtimeve të ndryshme.

Konkretisht, kërkohet botimi i librave për drejtimin e pylltarisë edhe atë për profilin e përpunuesve të drurit, pastaj për detektimin e gjeodezisë (për profilet e gjeologji-xehetari dhe metalurgji) për drejtimet e bujqësisë, veterinarisë, ndërtimtarisë, elektroteknikës, tekstilit, shërbimeve personale, makinerisë, ekonomisë (për profilet e juridikut dhe tregtisë), si dhe për drejtimet e komunikacionit dhe shëndetësisë. Autorët apo grupet e autorëve duhet të paraqesin ekipin përkatës jo më vonë se data 5 mars te organet e Shërbimit Pedagogjik, ndërsa Ministria kujton të interesuarit se botimi i librave do të kalojë përmes Komisionit Nacional të Teksteve Shkollore. Konkretisht, marrëveshja për “blerjen e autorësisë” do të nënshkruhet vetëm me ekipet e autorëve dorëshkrimet e të cilëve do të marrin “bekimin” e atij Komisioni.


Neni 9 i Ligjit të teksteve shkollore e ngarkon këtë komision me kompetenca të zgjeruara profesionale duke nis nga formimi i komisione të recensentëve për vlerësimin e dorëshkrimeve, miratimin ose jo të tyre, dhënien e mendimeve për vlerësimet paraprake të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, shkarkimin e komisioneve recensuese dhe formimin komisioneve profesionale nëse konsideron se të parët nuk kanë qenë në nivel të detyrës dhe deri te miratimi i vendimeve për lejim dhe përdorim të tekstit shkollor në arsimin fillor, respektivisht arsimin e mesëm.

Bazuar në nenin 17-a të ligjit për tekste shkollore, me të cilin MASH mbështet thirrjen për formimin e ekipeve të autorëve është e qartë se bëhet fjalë për libra të cilët kanë dështuar të botohen më parë.

Në rastet kur për një libër të caktuar nuk paraqiten autorë në Konkursin e shpallur paraprakisht apo kur një dorëshkrim i caktuar nuk merr pëlqimin e Komisionit Nacional të Librave, neni 17-a i jep të drejtë Ministres të Arsimit, të kërkojë formimin ekipeve për përgatitjen e atyre librave. Propozim për formimin e ekipeve duhet të vjen nga drejtoria e Shërbimit Pedagogjik. Një rasti i këtillë është edhe thirrja e fundit e MASH-it për formimin e ekipeve të autorëve për përgatitjen e 37 tekste për arsimin e mesëm profesional. /Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori