LAJMI I FUNDIT:

Ejupi viziton Beshiktashin, pritet bashkëpunimi i gjigantit kosovar me atë turk

Ejupi viziton Beshiktashin, pritet bashkëpunimi i gjigantit kosovar me atë turk

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka qenë mysafir në Stamboll.

Ejupi udhëtoi drejt Stambollit pas një ftese nga presidenti i gjigantit turk Besiktas, Fikret Orman.

Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e klubit nga kryeqyteti kosovar.


Vizita e Ejupit në Turqi ka të bëjë me një fillim të bashkëpunimit mes dy klubeve.

“Me ftesë të presidentit të Besiktasit, Fikret Orman, kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi është mysafir i gjigantit të futbollit turk”.

“Vizita me ftesë e Ejupit në klubin e famshëm turk ka të bëjë me fillimin e një bashkëpunimi të thelluar në mes Besiktasit dhe FC Prishtinës, për çka Ejupi paradite takoi drejtues të lartë të bardhezinjve, përfshirë edhe ish futbollistin e njohur të Besiktasit nga Novi Pazari, Sead Halilagiç, i cili tani mban post të lartë në këtë klub si koordinator i Akademisë, ku edhe është pikënisja e bashkëpunimit mes dy klubeve”.

“Besiktasi sonte do të luajë kundër Sarpsborg në Europa League, ndërsa Ejupi do ta përcjell këtë takim nga zona VIP bashkë me drejtuesit më të lartë të Besiktasit dhe futbollit turk, përfshirë Fikret Ormanin, i cili edhe e ka ftuar numrin 1 të FC Prishtinës në Stamboll”, thuhet në njoftimin e klubit bardh e kaltër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Kush e nxiti përplasjen mes Salah dhe Alexander-Arnold - zbulohet e vërteta

Premier League
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League

"Shkova me aeroplan te Barcelona pa e ditur askush", ish-ylli i La Ligas thotë se atij iu ofruan 'para të pista' nga klubi katalunas

La Liga
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

Nga Rodrygo te Raphinha - lojtarët e nënvlerësuar që po bëjnë bujë në La Liga

La Liga
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori