Mesfushori i Servette, Kastriot Imeri, është një emrat më të ndjekur në elitën e futbollit zviceran, ndërsa mediat shkruajnë se Eintracht Frankfurti është vënë pas tij.

Blick shkruan se nëse ka ndonjë që ka dyshime për klasin e padiskutueshëm të Kastriot Imerit, duhet të shikojë sërish fitoren e skuadrës së tij 2-1 ndaj FC Sion.


Teknikisht i shkëlqyeshëm edhe pse 21-vjeçar, ai shënoi një gol të bukur në atë ndeshje.

Afër 10 mijë shikues në Stade de Genève ishin të mahnitur, por në mesin e tyre ishte edhe skaut nga Eitracht Frankfurt, shkruan Blick.

Tani, pothuajse tre javë më vonë, Eintracht po bëhet serioz për Imerin, duke përgatitur një ofertë milionëshe.

6c28060c c98f 4a41 9b69 c5e84bf140ff scaled

Kontrata e tij zgjat deri në qershor 2023 dhe për drejtorin sportiv të Servettes, Philippe Senderos, është shansi i fundit për të gjeneruar para me transferimin e tij.

Në dimër, klubi i Serie A, Genoa ofroi rreth 5 milionë euro për Imerin, por lojtari nuk e pëlqeu transferimin në atë kohë. /Telegrafi/

telegrafi sport app