Eibar 3-0 Real Madrid, notat e lojtarëve: Dështojnë yjet madrilen

287:"EIBAR, SPAIN - NOVEMBER 24: Karim Benzema of Real Madrid duels for the ball with Gonzalo Escalante of SD Eibar during the La Liga match between SD Eibar and Real Madrid CF at Ipurua Municipal Stadium on November 24, 2018 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images) 12:"Getty Images
Real Madridi ka pësuar humbje turpëruese në udhëtim tek Eibar 3-0.
Skuadra vendase ishte bindshëm më e mirë dhe kësisoj edhe realizoi tre gola në portën e kampionëve të Evropës.
Mesfushori Escalante si dhe dy sulmuesit Garcia e Enrich shënuan golat për vendasit.
Pikërisht tre golashënuesit ishin edhe lojtarët më të mirë në fushë duke marrë nota të larta.
Në anën tjetër, te Reali thuajse asnjë nga futbollistët nuk ishin në nivel, përveç portierit Courtois që bëri disa pritje spektakolare.
Mbrojtësi i djathtë Odriozola mori notën më të vogël në ndeshje dhe u zëvendësua në minutën e 53-të.
Me notë tejet të vogël janë notuar edhe sulmuesit, Karim Benzema e Gareth Bale si dhe mesfushorët Toni Kroos e Luka Modric. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































