Nga: Daut Dauti
Natyrisht që Homeini nuk e ka lexuar ‘Vargjet Satanike’ të Selman Rushie-së. Nuk e ka lexuar as sulmuesi i tij, i cili e sulmoi Selman Rushdie-n për ta vrarë, por për fat të mirë ai shpëtoi. Homeini e nxori fetfanë e tij për të shkaktuar lindjen e një fenomeni që nuk kishte të bënte vetëm me autorin e veprës në fjalë. Qëllimi i parë i Homeinit ka qenë që t’ua mbyllte gojën intelektualëve myslimanë, t’i deskreditonte në mesin e myslimanëve dhe që ata (intelektualët) të ndjeheshin të pasigurt kudo që jetonin – nëse tentonin të kritikonin. Qëllimi i dytë ka qenë prova se sa do të kishte efekt fjala e tij në botën myslimane. A do ta kalonte urdhri i tij kufirin e shiasë e të zinte vend edhe të sunitët? Homeini provoi të ishte lider global shpirtëror edhe jashtë kufijve të Iranit.
Pas vdekjes se Homeinit, shteti iranian nuk është marrë me punën e kësaj fetfaje. Madje, disa zyrtarë iranianë shpesh kanë deklaruar se mund ta vritnin autorin në fjalë, kurdo që dëshironin, porse as që u shkonte mendja për këtë gjë. Do ta hiqnin edhe fetfanë, por nuk ka mundësi pasi që fetfaja shfuqizohet vetëm nga ai që e ka nxjerrë. Edhe Selman Rushdie e dinte se nuk do të sulmohej nga shteti iranian dhe këtë ua kishte thënë miqve të tij disa herë. Por, e dinte se cili do të ishte efekti i kësaj fetfaje në botën e madhe, e cila është plot me budallenj dhe fanatikë religjiozë – myslimanë në këtë rast.
Në vitin 1999 Selman Rushdie ishte ndër të parët nga grupi i intelektualëve britanikë që u bë zëri i arsyes për Kosovën. Ai kërkonte mbrojtjen e shqiptarëve, duke bërë thirrje që të intervenohet ushtarakisht në Kosovë. Prandaj, unë vendosa ta intervistoj. Si do ta gjeja unë Selman Rushdie-n? Pasi që ai mbrohej nga shërbimi sekret britanik, nuk i dihej adresa. Nuk ekzistonte kontakti me të. Nëse paraqitej diku, nuk e merrje vesh paraprakisht dhe nuk kishte mundësi t’i afroheshe. Fillova nga njerëzit që i njihja dhe që ma merrte mendja se do të më ndihmonin. Pas disa ditëve, kontakt pas kontakti, e gjeta lidhjen. Në fakt njeriu që ishte në lidhje me të ka qenë një zyrtar i lartë i partisë Liberal-Demorate britanike, i cili radhitej ndër miqtë e Kosovës. Unë e njihja këtë njeri, por nuk e dija që ishte mik i Selman Rushdie-s, dhe nga më të besueshmit e tij.
Sidoqoftë, Selman Rushdie pranoi që të intervistohej, por caktimi i kohës dhe vendit nuk varej nga ai. Prandaj, unë duhej të prisja. Pas disa javësh më erdhi lajmi se mund ta intervistoja të nesërmen në mesditë. Pasi që qëllova në Kosovë, kjo gjë nuk ndodhi. Do të bëhej një herë tjetër, mendoja unë. Por, ai pas disa javësh u shpërngul në ShBA dhe pasi që atëherë nuk ekzistonte Skype apo ndonjë mënyrë tjetër e drejtpërdrejtë online, dëshira ime për intervistë, përfundoi. Por, fakti që duhet potencuar është se ai ruhej aq shumë nga shërbimi sekret britanik, sa që nuk kishte mundësi ta arrinte dora e keqe.
Në ShBA, me kalimin e kohës, Rushdie i shpeshtoi paraqitjet publike. Siç u pa, ai e kishte keq gjykuar situatën duke menduar se të çmendurit ishin rralluar. Për fat të keq, bota është e mbushur plot me fanatikë të të gjitha religjioneve. Ndaj grupit The Beatles më 1966 janë ndërmarrë fushata linçimi dhe të shkatërrimit të disqeve në ShBA, vetëm pse në një intervistë John Lennon ka thënë: ‘Jemi më të famshëm se Jezui’.
Për fat të keq, efekti i fetfasë së Homeinit duket se është përmbushur. Vepra në fjalë e kishte qëllimin që me kritikën satirike t’i zgjonte nga gjumi myslimanët e fjetur. Por, për fat të keq, krijoi kundërefekt. Duket se e ka bugulldisë edhe më shumë jerminë e myslimanëve. Selman Rushdie është ateist, por ai nuk e ka mohuar trashëgiminë e tij kulturore myslimane. Madje, është bërë merak për të më shumë se disa myslimanë që e marrin veten për të devotshëm e që vazhdojnë të ecin symbyllur e jerëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

A janë të gjitha pikturat politike?

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Historia e letërsisë turke, në pak fjalë

Gjenocidi grek i vitit 1945, mbi popullsinë e Çamërisë
Detektivi i njohur i Agatha Christie: Pse belgu Hercule Poirot kishte nënshtetësi angleze?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës