LAJMI I FUNDIT:

Efekti Lirim Kastrati – Arma e Lokomotivës që frikëson mbrojtjet në Superligën e Kroacisë

Efekti Lirim Kastrati – Arma e Lokomotivës që frikëson mbrojtjet në Superligën e Kroacisë

Paraqitjet e Lirim Kastratit kanë bërë që mediat kroate të shkruajnë për sulmuesin anësor të Lokomotiva Zagreb.

“Telesport.telegram.hr” ka shkruar një artikull të gjatë për shqiptarin këmbëshpejtë për titullin: “Efekti Kastrati”, pasi të gjitha skuadrat e ligës e kanë përjetuar shpejtësinë, fizikun dhe kalimet e tij ndaj mbrojtësve.

“Ky njeri, thjesht është shumë i shpejtë. Kastrati ka një fizik të shkëlqyeshëm dhe është një kërcënim i hapur për mbrojtësit. Edhe kur e keni topin, ju duhet të përqendroheni ku është Kastrati sepse nëse e humbni, ai ka aftësinë për të të shfytyruar në pak sekonda si askush tjetër në ligë”.


“Pas së gjithash, Lokomotiva vetë është duke u adaptuar me Kastratin. Statistikat konfirmojnë atë që është e qartë për sytë pas vetëm disa minutash lojë”, thuhet në shkrimin e “Telesport.telegram.hr”.

Sipas statistikave të “InStat’s”, Lokomotiva pati 17 tentativa ndaj Istrias në të majtë të sulmit dhe 31 sulme direkte në të djathtë.

Në xhiron e fundit kundër Hajdukut, ata bën 22 sulme në të majtë dhe 51 në të djathtë. Kjo konfirmon që skuadra luan më shumë në krahun e tij.

Arsyeja e kësaj qëndron te profili i lojës së Kastratit. Kur ai erdhi në Kroaci, nuk kishte përvojë në futbollin me të rritur dhe ishte një anësor një dimensional, por tashmë sipas mediave Dinamo Zagrebka fituar një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen.

Kastrati tanimë ka kaluar te Dinamo (Foto: GNK Dinamo)

Sidoqoftë, Kastrati është zhvilluar shumë. Në një periudhë të shkurtër, ai ka shtuar në arsenalin e tij të aftësive edhe një seri aftësish si vrapimi në zonat e lira, driblimin e paparashikueshëm kur e merr topin dhe pasimin, gjë që e bën atë një faktor të rëndësishëm në fazën e sulmit.

Kastrati shënoi një gol kundër Istras, pasi përfitoi nga pakujdesia e portierit vendas; por ai pati shtatë herë sukses nga 12 driblime të provuar

Për këtë paraqitje ai është futur në formacionin më të mirë nga InStat, që është 4-4-2.

Aty ka zënë vend edhe shqiptari tjetër, Ardijan Ismjali i Hajdukut për paraqitjen e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Kalo në kategori