Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e radhës.

Kuqezinjtë do të përballën fillimisht me Anodrrën ndërsa më 17 nëntor do ta presin edhe Francën, kësaj radhe në stadiumin e ri në Tiranë.


Italiani ka grumbulluar 26 futbollistë për këto dy sfida, derisa tetë të tjerë janë në listën rezervë.

Në sy bie rikthimi i Taulant Xhakës dhe Emanuel Ndojit, ndërsa për herë të parë është ftuar sulmuesi Florian Kamberi.

Shqipëria do të ketë mungesa të mëdha, pasi pesë lojtarë të rëndësishëm si Amir Abrashi, Mërgim Mavraj, Armando Sadiku, Sokol Sikalleshi dhe Marash Kumbulla janë të lënduar. /Telegrafi/

74938771 1414275115386355 6741477364695302144 n

telegrafi sport app