Edy Reja e nisi prononcimin për panelin e emisionit “Kuqezi”, duke shprehur keqardhjen për atë humbje të thellë në Polonia, ku Shqipëria luajti po kaq mirë si ndaj Hungarisë.
“Kur flitet për Poloninë e 4-1 thuhet se nuk ishim, por kemi luajtur më mirë se Polonia. Kemi bërë edhe sot një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë kemi krijuar disa mundësi, duhej të konkretizonim më pare, pastaj erdhi ky gol që na liroi. Por duhet t’i njohim meritat e Hungarisë që luftoi e na bëri të vuajmë me topa të gjatë. Të mundësh Hungarinë, që ka luajtur në Europian, nuk është pak.”
Rastet e humbura: “Vuajtëm sidomos në aspektin fizik, gjithçka e merituam, sepse djemtë ishin të fokusuar me kokë dhe zemër. Në fazën mbrojtëse kemi bërë një ndeshje të mirë, ndërsa përpara me episode, duhet të jemi më konkretë, kemi humbur disa mundësi të mira.”
Broja nga stoli: “Nuk ka titullarë, ka shënuar edhe Çikalleshi. Çfarë të bëj? Të hedh Brojën, Çikalleshin? Ta shohim! Nëse vjen në formë e me kondicionin e duhur… Ttë shohim se si do të jetë me klubin. Nëse luan titullar, duhet marrë në konsideratë. Ai ka aftësi të rëndësishme. Ka një talent dhe hapësirë rritjeje nga mosha që ka, por duhet përmirësuar në shumë aspekte. Në kombëtare nuk është si klubi, ku ke kohë për gjithçka, këtu nuk e ke këtë mundësi. Çdo top që merr është një top që duhet ta luash, jo ta humbasësh.
Më shumë qetësi në administrim: “Duhet administruar më mirë topi. Ne kemi humbur shumë mundësi, edhe kur shënuam duhej ta mbanim më mirë topin, jo ta largonim. Një skuadër në avantazh duhet të luajë me më pak presion, por kjo është një ndeshje vendimtare. Po të humbej, ishim jashtë. Sot u kthyem në garë dhe treguam se jemi të gjallë.
Diskutimi me Brojën: “kam folur vetëm për pozicionin që duhej të mbante dhe sidomos të bënte të dyja fazat me top dhe pa top, sepse në ato 20 minuta duhet të punojë për ekipin. Ai bëri mirë, edhe duke gjetur pozicionet. Ai duhet të vihet në pozicion, që t’u japë lehtësi mesfushorëve. Nëse ai e mëson edhe këtë… Kur ai të mësojë të bëjë gjërat pa top, do të bëhet një lojtar i kompletuar. Kemi 28 lojtarë, këtu nuk ka titullarë e zëvendësues. Unë bëj zgjedhje. Nëse i pranojnë, mirë, përndryshe të rrinë në shtëpi.
Objektivi i Shqipërisë: “Do të luajmë shanset tona, tani kemi San Marinon, një ndeshje që duhet ta përballojmë në mënyrën e duhur. Pastaj do të luajmë shanset me Poloninë. Duhet të hakmerremi për humbjen e rëndë. Të shohim në çfarë gjendje do të vijnë lojtarët, kush është në formë, nuk jemi në kushtet që mund të gabojmë. Derisa kemi shanse, do të luajmë deri në fund”. /ss/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Nxehet gara për Kimmich, tre gjigantët evropianë shkojnë 'kokë më kokë' për gjermanin

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk