Edy Reja është deklaruar pas humbjes që pësoi Shqipëria ndaj Anglisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Botëror.
Trajneri i Kuqezinjve tha pas ndeshjes se ata nuk i konkretizuan rastet që kishin dhe Tre Luanët i ndëshkuan.
“E bazuam ndeshjen te markimi e lojës së tyre, u tërhoqëm në mbrojtje. Ata nuk goditën asnjëherë në portën tonë në pjesën e parë. Shënuan pas një situate që krijuam ne”, ka thënë Reja për Super Sport.
“U treguam të rrezikshëm me Uzunin, duhet t’i bënim 5-6 herë ato dalje, por e vështirë, Anglia nuk të lejon, sepse është e fortë fizikisht”.
“Në planin mbrojtës bëmë një ndeshje të mirë. Diçka më mirë pjesa ofensive në pjesën e parë. Përgjithësisht, ne e bëmë lojën tonë në fazën mbrojtëse. Anglia është një ekip që është i përqendruar gjatë gjithë kohës dhe nuk bën asnjë gabim”.
“Cikalleshi nuk ishte sot në gjendjen e tij më të mirë. Ka raste kur lojtari has vështirësi psiko-fizike, sot nuk ishte lojtari që njohim. Sot hasi vështirësi, edhe prej faktit që kishte lojtarë të mëdhenj përballë. Të gjithë lojtarët treguan edhe gjëra të mira. Në pjesën e dytë e qarkulluam topin më mirë se në pjesën e parë, kishim më shumë siguri në lojë”.
“Uzuni? Mëkat, na erdhi keq për atë rast. Mund t’i nervozonim nëse do të kalonim në avantazh. Do të ishte një gjë e bukur, do ishte një kënaqësi e madhe dhe do të ishim më të qetë në vijim. Keni koncepte të çuditshme në futboll”.
“Nëse do të kishim fituar apo barazuar ndeshjen, do ishte gjetur përsëri ndonjë aspekt kritik. Duhet vlerësuar forca e kundërshtarit. Nuk është se nuk donim të qarkullonim topin, por përballë Anglisë është e vështirë”.
“Janë të fortë, kanë teknikë, kanë lojtarë të shpejtë, arrijnë t’i mbyllin hapësirat dhe të marrin shpirtin kur përplasesh me to. Nuk na lanë mundësi në pjesën ofensive. Nuk jemi aq të fortë fizikisht sa Anglia. Ne luajtëm sipas planit tonë. Ndryshe do të ishin gjërat nëse nuk do të pësonim gol në pjesën e parë. Në vija të përgjithshme bëmë një ndeshje të mirë”, ka përfunduar strategu i Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Barcelona informon Liverpoolin se do tentojnë transferimin e yllit të tyre në verë
Barcelona synon të zgjasë kontratën e Araujo deri në vitin 2030 me një klauzolë fleksibël lirimi
Futbollisti më i vjetër në botë është në kërkim të një klubi të ri, zbuloi “sekretin” e jetëgjatësisë
Hansi Flick emëron lojtarin që aktualisht është më i mirë se Lamine Yamal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake