LAJMI I FUNDIT:

Edona Reshitaj tregon se çfarë i tha Rita Ora kur u takuan

Edona Reshitaj tregon se çfarë i tha Rita Ora kur u takuan

Aktorja e njohur e skenës teatrale, Edona Reshitaj, ka ndarë disa detaje interesante të bisedës që kishte pasur me Rita Orën.

Siç theksoi Reshitaj përmes një postimi në Instagram, artistja me famë botërore ishte tejet modeste karshi saj.

Duke menduar se Rita Ora nuk e njihte, Reshitaj, siç theksoi ndjeu nevojën të prezantohej para saj.


“Ajo çka më ka befasu shumë nga Rita Ora, këtë rast kur jemi taku, ka qenë kur unë iu prezantova dhe ajo ma ktheu në shqip: ‘e di moj kush je’. U habita në fakt, madje më tregoi që prindërit e saj, e kryesisht, nëna e saj, Vera, i dërgon video të performancave të mia në muzikë e në aktrim”, ndau një pjesë të bisedës që ajo pati me Ritën.

“Ishte ndjenjë shumë e bukur, siç ishte edhe vet Rita, e bukur, e dashur, modeste dhe tepër e këndshme ne muhabet”, theksoi mes tjerash aktorja Reshitaj.

Foto: Edona Reshitaj dhe Rita Ora / Instagram

Krahas këtij postimi, ajo ndau gjithashtu edhe dy fotografi nga takimi që kishte pasur me artisten e hitit “Let you love me” dhe bashkëshortin e kësaj të fundit Taika Waititi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Magazina
Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Magazina
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Gjesti pranon se i mungon Egli: Nëse hyn në shtëpi e prish lojën, le të ulet çmimi

Gjesti pranon se i mungon Egli: Nëse hyn në shtëpi e prish lojën, le të ulet çmimi

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Kim Kardashian ngre dyshime për martesën e katërt mes një romance të fshehtë

Kim Kardashian ngre dyshime për martesën e katërt mes një romance të fshehtë

Magazina
Kalo në kategori