Edona James është shndërruar pa dyshim në një prej personazheve më të dashur të publikut gjatë këtyre ditëve.
Që me hyrjen e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ajo ka arritur që të krijojë dinamike të ndryshme, duke e shndërruar në personazhin më të përfolur të momentit.
Së fundmi, biondja mori vëmendje me reklamimin e një produkti, ku luante rolin e vajzave të reklamave.
Bëhet fjalë për Ujin Alkaline Ph9+, të cilin ajo e ka konsumuar në një kanaçe, teksa thoshte se ky i ka ndihmuar drejt përmirësimit të lëkurës.
@clips.bigbrother Edona promocion ? #bigbrothervipkosova #bbvk #fyp #germany?? #edonajames #edona #switzerland #blero #lumbardh #kosovo ♬ original sound – Big Brother VIP Kosova
“Po mirë ma ka ndrequr fytyrën ky uji Alkaline Water – blije edhe ti”, dëgjohet duke thënë transgjinorja me origjinë nga Suhareka.
Përndryshe, uji me pH9+ është ujë më alkalik se uji i zakonshëm i çezmës, i cili ka një nivel pH mesatarisht 7pH. Uji alkalik është gjithashtu i pasur me minerale, si kalcium, magnez dhe kalium. /Telegrafi/