Talenti kosovar, Edon Zhegrova është duke shkëlqyer në këtë edicion në fanellën e klubit belg, Genk.

Sulmuesi kosovar deri më tani ka realizuar tetë paraqitje duke shënuar një gol e dy asistime.


Edoni disa ditë më herët ka folur për dilemën e tij për të zgjedhur në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka treguar se ka pasur oferta nga dy trajnerët e të dy shteteve U21 dhe nga përzgjedhësi i Kombëtares Shqiptare A, Christian Panucci.

Por, burime Brenda FFK-së, e kanë konfirmuar se sulmuesi 18-vjeçar do të jetë nën urdhrat e trajneri Rafet Prekazi për Kosovën U21.

edon zhegrova genk 22072017 p56p80h26f7u1760rgs2k7hgw Zhegrova gjatë një takimi miqësor ndaj Evertonit (Getty Images)

“Risi për momentin është Edon Zhegrova nga Genku do të jetë pjesë e Kosovës U21”, ka thënë për Rilindjen e Re zyrtarë të FFK-së që kanë dashur të mbeten anonim për publikun, duke konfirmuar një lajm të madh për futbollin kosovar, pasi 18-vjeçari pritet shumë shpejtë të jetë edhe në Përfaqësuesen A të Kosovës.

Zhegrova ndeshjen e parë për Kosovën pritet ta luajë me 22 mars ndaj Azerbajxhanit, ndërsa pas pesë ditëve do të luajnë si mysafir ndaj Gjermanisë.

telegrafi sport app