Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është takuar me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, tani ambasador i Sudanit në OKB në Gjenevë, Mustafa Osman Ismail, për të diskutuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Sudanit.
Takimiështë zhvilluar në Gjenevë, në misionin e Sudanit pranë OKB-së, dhe në të morën pjesë edhe Amin Awad, drejtor i UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Edita Tahiri.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, ministrja Tahiri, ka diskutuar me ish ministrin e Jashtëm të Sudanit të gjitha argumentet relevante për pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar mbi këtë bazë që Sudani ta njoh shtetin e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Ministrja Tahiri, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe ky fakt juridik është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në vitin 2010, dhe se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Sudanit do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë i këtij vendit për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.
Ajo e njohu Ismail me përparimet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e tutje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës përmes njohjeve të fuqishme, anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, hyrjen në rrugën zyrtare të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Ajo në veçanti ka potencuar se vendet aleate të Sudanit, sikurse që janë Egjipti dhe Turqia, kanë njohur pavarësinë e Kosovës, andaj edhe Sudani do të duhej të bënte një gjë të tillë.
Nga ana e tij, Ambasadori Ismail, tha se ai dhe shteti i tij i kanë përcjellë dhe vazhdojnë t’i përcjellin me interesim zhvillimet pozitive në Kosovë. Ai theksoi se për përmbajtjen e këtij takimi do të njoftoj Qeverinë e Sudanit, duke përcjelle një raport menjëherë tek Ministria e Punëve të Jashtme e Sudanit.
Ambasadori gjithashtu inkurajoi që kontaktet dhe vizitat e ndërsjella të vazhdojnë, duke thënë se mirëpret një vizitë të delegacionit nga Kosova në Sudan me qëllim të rritjes së mirëkuptimit për çështjet e diskutuara. Ai po ashtu theksoi se një numër i OJQ-ve nga Sudani pas luftës në Kosovë janë angazhuar me ndihma për përmirësimin e gjendjes së paskonfliktit në Kosovë.
Mustafa Osman Ismail më parë ka qenë këshilltar i Presidentit të Sudanit dhe mbi shtatë vjet Ministër i Punëve të Jashtme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës