LAJMI I FUNDIT:

Edhe “Trainkos” me VALA-n

Edhe “Trainkos” me VALA-n

I tërë personeli prej 240 punonjësve të kompanisë publike “Trainkos” që nga janari i vitit të ardhshëm do të kenë numra të VALA-s, sikurse pjesa më e madhe e institucioneve publike e shtetërore dhe ndërmarrjeve të shumta private.

Kjo u mundësua të enjten pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ana e zëvendëskryeshefit të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina dhe Kryeshefit Ekzekutiv të ndërmarrjes publike “Trainkos”, Gelor Shala, marrëveshje kjo, e cila automatikisht të gjithë stafin e kësaj ndërmarrje e kalon në operatorin publik Vala.

“Fakti që deri më sot personeli i kësaj ndërmarrje ka përdorur numrat e një operatori tjetër konkurrent dhe tash e tutje do t’i bashkëngjiten VALA-s, tregon më së miri se shërbimet dhe atraktiviteti i produkteve tona janë gjithnjë e më tepër duke u mirëpritur nga shumë institucione, ndërmarrje dhe biznese private dhe gjithashtu edhe nga konsumatorë të rinj”, theksoi zëvendëskryeshefi i Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina.


Nga ana e tij, Kryeshefi Ekzekutiv i “Trainkos” bëri të ditur se stafi që ai udhëheq do të ketë lehtësime dhe përparësi të tjera të komunikimit që është një ndihmesë e madhe teknike për mbarëvajtjen e punëve operative.

“Ne tash e tutje përmes Valës do të kemi shumë mundësi teknike jo vetëm për të lehtësuar komunikimin tonë, por edhe për të kryer më shumë punë përmes internetit të shpejtë dhe mundësive tjera që ofron Vala”, pohoi Gelor Shala, Kryeshef Ekzekutiv i “Trainkos”.

Marrëveshja e sotme dëshmon përkushtimin e Telekomit të Kosovës për të plotësuar në vazhdimësi nevojat e të gjithë konsumatorëve, institucioneve publike dhe atyre private, për qasje sa më të lehtë në shërbimet e telefonisë mobile, fikse, internetit të shpejtë dhe IPTV-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori