Policia greke vijon operacionet për bllokimin e sasive të marihuanës që arrijnë të depërtojnë nga territori shqiptar. Operacioni më i fundit u zhvillua mëngjesin e së martës në rrugën Janinë – Igumenicë, ku u bllokua një autoveturë e mbushur me marijuanë.
Policia greke tha se një 20 vjeçar nga Athina dhe një 17vjeçar u ndaluan për transportimin e lëndës narkotike. Policia greke tha se lënda narkotike ishte e paketuar në 96 pako që peshonin gjithësejt 132 kilogram.
Sipas “Zërit të Amerikës”, Departamenti i Narkotikëve të Janinës dhe Departamenti i Kufirit të Konicës, zona kufitare me Shqipërinë kanë vlerësuar se trafikantët e drogës po përfshijnë tani edhe të miturit në transportimin e sasive të marijuanës. Sipas ligjeve greke, të miturit kanë dënime më të buta nëse arrestohen nga policia. Ata përdoren, kryesisht, sipas burimeve policore greke, si korrierë narkotikesh nga kufiri tokësor, por edhe në brendësi të vendit. Hetimet e policisë greke janë përqëndruar kohët e fundit edhe në goditjen e grupeve e të vogla të shpërndarjes së narkotikëve në qytetet në Veri të Greqisë. Edhe në këto rrjete sipas burimeve të shtypit grek të miturit kryejnë shpesh aktivitet në shpërndarjen e drogës, kundrejt shpërblimeve nga trafikantët.
Aktiviteti kriminal i të miturve shihet me shqetësime dhe në territorin shqiptar. Një Raport i Sektorit të Çështjeve Shoqërore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, publikuar në nëntor të vitit 2015, vlerësonte ardhjen në rritje të përfshirjes së të miturve në krime, përfshirë trafikun e lëndëve narkotike. Sipas raportit, gjatë vitit 2015 ishin 15 të mitur të ndaluar për këtë aktivitet. Raporti vlerëson se në vitin 2015 u përfshinë 204 të mitur në vepra kriminale nga 124 që ishte në vitin 2007.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDepartamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij