LAJMI I FUNDIT:

Edhe Spanja i bashkohet vendeve që po dëbojnë diplomatët rusë, urdhëron largimin e 25 zyrtarëve

Edhe Spanja i bashkohet vendeve që po dëbojnë diplomatët rusë, urdhëron largimin e 25 zyrtarëve

Spanja do të dëbojë afër 25 diplomatë rusë dhe staf të Ambasadës ruse në Madrid.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares duke shtuar se po i bashkohet vendeve të Bashkimit Evropian në përgjigje të krimeve të luftës të kryera nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë.

“Ne kemi vendosur të dëbojmë diplomatë dhe personel nga Ambasada ruse në Spanjë, të cilët paraqes rrezik për interesat dhe sigurinë e shtetit tonë”, tha kryediplomati spanjoll, duke shtuar se nuk përjashton masa të mëtejme ndaj Rusisë.


Vazhdon dëbimi i diplomatëve rusë nga vendet perëndimore – Italia, Danimarka dhe Suedia sot kanë larguar gjithsej 48 zyrtarë
Lexo po ashtu Vazhdon dëbimi i diplomatëve rusë nga vendet perëndimore – Italia, Danimarka dhe Suedia sot kanë larguar gjithsej 48 zyrtarë

Sipas ministrit, dëbimi i diplomatëve u bë në përgjigje të “veprimeve të tmerrshme të kryera në ditët e fundit në Ukrainë, veçmas në Butcha dhe për veprimet e tjera që u raportuan në Mariupol”, tha ai duke iu referuar zbulimit të një varreze masive dhe civilëve të vrarë në qytetin ukrainas të Butchas.

Albares tha se Qeveria pret që Rusia të kundërpërgjigjet, duke dëbuar diplomatë spanjollë.

Gjatë ditës së sotme, Italia, Danimarka dhe Suedia kanë dëbuar gjithsej 48 zyrtarë rusë nga vendet e tyre.

Po ashtu, një numër i qeverive të tjera perëndimore kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Botë
Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Evropa
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kalo në kategori