Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, do të vazhdojë përpjekjet edhe këtë vit për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata e mekanizma ndërkombëtarë, siç janë INTERPOL, Këshilli i Evropës e organizata tjera të rëndësishme.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Rejhan Vuniqi, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, pohoi se kanë përfunduar përgatitjet e nevojshme për aplikim në Këshillin e Evropës.
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës mbetet një nga prioritet kryesore të Republikës së Kosovës. Aktualisht Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për aplikim, dhe pritet përfundimi i zgjedhjeve në KiE për ndërmarrjen e hapave të mëtutjeshëm në koordinim me vendet anëtare.
Sapo të merret vendimi politik për aplikim ne jemi të gatshëm për të aplikuar”, theksoi Vuniqi.
Kurse sa i përket anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL (Policinë Ndërkombëtare), Vuniqi tha se mbetet një nga prioritet e MPJ, por që duke ditur ndjeshmërinë e procesit dhe sfidat që janë përballur vitin e kaluar, ajo nuk preferoi të jap shumë detaje përveç se konfirmoi se janë duke punuar intensivisht në këtë drejtim.
Edhe nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike pohuan se janë angazhuar që Kosova të anëtarësohet këtë vit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
“Edhe Qeveria edhe ne si Komision për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike jemi angazhuar në këtë drejtim që Kosova të anëtarësohet në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Këto vite ka qenë pak e vështirë qe Kosova të anëtarësohet për shkak të kushteve që ishin vendosur. Por besoj që këtë vit me ndihmën e vendeve mike Kosova ka gjasa të arrijë të anëtarësohet në organizata”, tha zëvendëskryetarja e parë e këtij Komisioni, Time Kadrijaj për Telegrafin.
Në anën tjetër, deputetja e opozitës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu u shpreh pesimiste rreth asaj që Kosova të mund të anëtarësohet në ndonjë organizatë gjatë këtij viti.
“Është fatkeqësi që Kosova ka një ministër të Punëve të Jashtme sikur Behgjet Pacolli, i cili gjithë potencialin e Ministrisë e ka zhvendosur në shërbim të tij në bizneset e tij, individuale. Një ministër i tillë nuk e përfaqëson Kosovën por e fyen, dhe kjo nuk është lajm i mirë dhe do të na kushtojë shumë në aspektin e jashtëm. Nga një ministër i tillë nuk presim anëtarësim të Kosovës”, potencoi deputetja Haxhiu për Telegrafin.
Haxhiu tha se ministri Behgjet Pacolli është dashtë të jap dorëheqje pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol në vitin e kaluar, por sipas saj, ai ka vazhduar ma avazin e vjetër dhe skandalet e reja.
“Nga një ministër i tillë Kosova nuk do të ketë progres por vetëm regres”, tha mes tjerash ajo.
Theksojmë se Këshilli i Evropës është një prej organizatave më të rëndësishme në Evropë dhe Kosova është i vetmi vend nga rajoni që nuk është pjesë e tij.
Kurse sa i përket INTERPOL-it, shteti i Kosovës ka nisur tentativat për anëtarësim që nga viti 2010. Në vitin e kaluar më 20 nëntor, Kosova nuk kishte arritur të bëhet anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.
Përveç Këshillit të Evropës dhe INTERPOL-it, janë edhe një numër i madh i organizatave që Kosova ende nuk është anëtarësuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje