LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse vuan nga kanceri, Elvis Costello paralajmëron albumin e ri

Edhe pse vuan nga kanceri, Elvis Costello paralajmëron albumin e ri
Elvis Costello (Foto: Getty Images)

Legjenda e muzikës pop-rok, Elvis Costello, ka njoftuar se është duke u mjekuar nga kanceri, mirëpo ai nuk do të heqë dorë nga muzika.

Madje 63-vjeçari ka bërë të ditur se brenda pesë vitesh do ta lansojë albumin e ri, raporton AFP.

Për shkak të sëmundjes, këngëtari dhe kitaristi nga Londra i ka anuluar koncertet e paralajmëruara për muajin e ardhshëm në kuadër të turneut evropian, megjithatë ka premtuar se do të kthehet.


“Para gjashtë javësh më telefonoi specialisti im dhe më tha se duhet të filloj të luaj loto, sepse asnjëherë nuk kishte parë një kancer aq të vogël malinj, por agresiv, të largohet vetëm me një operacion”, kishte njoftuar Costello në faqen e tij në internet.

Ai nuk ka dhënë detaje për llojin e kancerit nga i cili vuan, porse është detyruar t’i anulojë koncertet meqë është në pyetje shëndeti i tij.

Njëherësh, muzikanti ka treguar se e ka përfunduar edhe një xhirim me grupin e tij, “The Imposters” dhe bashkëpunëtorët tjerë, ndërsa detajet do t’i bëjë publike në muajin tetor.

Albumi i paralajmëruar do të jetë i pari që nga viti 2013, kur e kishte lansuar “Wise Up Ghost”, ku ka bashkëpunuar me “The Roots”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Gjesti thyen kutinë e emergjencës - tenton ta shpëtojë Shkelzenin por shpëton veten dhe dërgon gjithë shtëpinë në televotim

Magazina
Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

Magazina

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Magazina
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Magazina

"Me Laertin një herë kam pirë kafe", "Me Laeartin jam takuar dy herë", "Kemi punuar një muaj bashkë" - produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Magazina
Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Magazina
Kalo në kategori