Raporti i fundit i Komisionit Evropian, i cili nuk dha rekomandimin për liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës, hodhi poshtë premtimet e zyrtarëve të lartë të Qeverisë, të cilët ishin shprehur të bindur se qytetarët e Kosovës do të udhëtonin pa viza në vitin 2016.
Raporti i KE-së vuri në pah se Kosovës i mbetet të përmbushë edhe 8 kritere, për të marrë rekomandimin për liberalizim të vizave.
Por, çka thonë të rinjtë për rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, lidhur me atë se si ndihen ata si qytetarë të izoluar, të vetmit në Evropë pa të drejtë të lëvizjes në zonën Schengen?
Arbnor Sadiku, student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, thotë se gjendja e rëndë politike në Kosovë, do ta shtyjë këtë proces.
“Me vetë faktin që shteti nuk funksionon në çdo aspekt, do të thotë se nuk ka shpresë për liberalizim vizash”, konsideron Arbnori.
Valbona Kastrati, studente, thotë se edhe po të liberalizohemi si shtet, mundësitë financiare e kufizojnë vizitën në vendet e Bashkimit Evropian.
“problemi i parë pse nuk do të liberalizohemi, është edhe shkaku ekonomik: papunësia dhe varfëria në Kosovë”, thotë Valbona.
Majlinda Kastrati, studente në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, thotë se ndihet e fyer që, si qytetare e Evropës, duhet aplikojë për vizë, për t’i vizituar vendet tjera të Bashkimit Evropian.
“Aktualisht 60 euro kushton një vizë. Të duhen shumë dokumente që duhet t’i ofrosh Ambasadës dhe në fund nuk e di se a do ta marrësh një vizë”, shprehet Majlinda.
Ndërkaq, Valoni 25-vjeçar, i cili punon si kamerier ndonëse ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik, thotë se qytetarët karshi politikanëve janë në rendin e dytë.
“Nuk e besoj se do të kemi liberalizim. Politikanët tanë vetëm interesin e tyre po e shikojnë”, shton ai.
Labinot Shala, 20 vjeç, flet për atë se sa do të ndikonte liberalizimi i vizave në përparimin e të rinjve për të studiuar jashtë vendit: “Mendoj që është e domosdoshme të mos jemi të izoluar vetëm ne karshi gjithë Evropës”.
Vlora Baftiu duket të jetë mjaft pesimiste sa i përket liberalizimit të vizave.
“Unë nuk mendoj që liberalizimi i vizave do të ndodhë në vitin 2016”, thekson Vlora.
Para se të publikohej Raporti nga Komisioni Evropian, zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, kishin potencuar se Kosova ka përmbushur kriteret teknike për liberalizim të vizave dhe se nuk ekziston asgjë që mund ta pengojë këtë proces. Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, ishte ai i cili vazhdimisht u kishte premtuar qytetarëve se do të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian, pa pasur nevojë për viza.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Bllokohen në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë, turistët spanjollë në rrezik për jetën

Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani, për vazhdimin e seancës konstituive

Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

"Ju drejtohem për sugjerime për opsionet e mundshme përpara", letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim