LAJMI I FUNDIT:

Edhe një yll i futbollit evropian i bashkohet Kinës

Edhe një yll i futbollit evropian i bashkohet Kinës

Skuadrat kineze nuk e kanë ndërmend të ndalen duke transferuar futbollistë cilësorë nga Evropa.

Emri i ri në listën e klubit kinez, Bijing Guoan është mesfushori i PSG-së, Blaise Matuidi.

29-vjeçari është në bisedime me klubin për rinovimin e kontratës, por në zyrat e kampionëve aktual të Francës ka ardhur një ofertë prej 40 milionë euro për të.


Reprezentuesit francez iu janë premtuar 12 milionë euro në stinor nga skuadra kineze Beijing Guoan.

Mbetet të shihet nëse PSG do të pranojë apo jo ofertën e majme për mesfushorin e tyre.

Mediat franceze kanë raportuar se Matuidi është i gatshëm t’i bashkohet kampionatit kinez pasi oferta financiare për të është tejet e lartë. /Telegrafi/